Art&Argëtim

Panairi i Librit 2021/Veliaj i jep çmimin e shkrimtarit më të mirë Virgjil Muçit

20 Nëntor 2021, 13:42 Nga DOSJA
Panairi i Librit 2021/Veliaj i jep çmimin e shkrimtarit më të

TIRANË –Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka dhënë çmimin e autorit më të mirë shqiptar 2021 ditën e sotme  në ceremoninë e dhënies së çmimeve në “Panairin e Librit “Tirana 2021”dhe çmimi ka shkuar për Virgjil Muçin.

Shkrimtari ka fituar çmimin me vëllimin me tregime “Fajin ma ka gjuha”. Një çmim tjetër ishte ai i përkthimit më të mirë dher këtë vit u fitua nga Flavia Kaba, me përkthimin e vëllimit me tregime “Qyteti i avullit” nga Carlos Ruiz Zafon, autor spanjolle me famë ndërkombëtare që u nda nga jeta vetëm 2 vite më parë.

Veliaj u shpërndau çmimet dhe u shpreh mirënjohës ndaj të gjithë atyre që kanë kontribuar në ngritjen në industrinë të librit dhe të dijes.

Shumë faleminderit të gjithë atyre që janë investuar në një nga industritë më sfiduese, industria e librit, e përkthimit, dijes, e gjërave të mençura dhe gjërave të bukura. Në një kontekst si yni është realisht një nga sfidat më të mëdha. Përtej këtij momenti, që është momenti më kulmor duke qenë që jemi në mes të panairit dhe e gjithë vëmendja është për ta, ajo që do vlerësoja është që për të gjithë ata që janë të përkushtuar në këtë kauzë do doja ta kishim çdo ditë të vitit me të njëjtin zell dhe pasion. Do të vazhdojmë vitin tjetër, sigurisht edhe me një buxhet më të madh. Çdo vit kemi ardhur në rritje, kështu që dua që vitin tjetër duke qenë se Tirana do jetë Kryeqyteti Europian i Rinisë të kemi dhe një edicion të veçantë për letrarët e rinj dhe një premium për të vlerësuar më të mirin,” u shpreh Veliaj.

Virgjil Muçi e falenderoi Veliajn pas marrjes së çmimit dhe tha se ishte i emocionuar për vlerësimin. Ai tha se është hera e parë që merr çmim nga një politikan dhe për këtë e falenderoi kryebashkiakun Erion Veliaj, të cilin vlerësoi se ka bërë shumë për promovimin e kulturës në qytetin e Tiranës. Muçi është autor i më shumë se 10 librave dhe përkthyes i 13 titujve të autorëve të mëdhenj, si fitues i çmimit Kadare në vitin 2018.

Dikush i krahasonte çmimet me kalushët e drunjtë të fëmijëve që i marrin kur janë të vegjël dhe kanë dëshirë të hipin dhe të zbaviten me ta. Unë sot po marr kalushin tim të drunjtë dhe ndoshta diku do ta lë dhe do ta kujtoj me shumë kënaqësi dhe mirënjohje. Falënderoj jurinë, falënderoj Shoqatën e Botuesve, falënderoj Erionin që është pranë kulturës dhe librit dhe kështu duhet të jetë gjithmonë. Është hera e parë që marr çmim nga një politikan dhe një kryetar Bashkie dhe kjo e bën këtë kalush të drunjtë edhe më të çmuar për mua”, deklaroi Virgjil Muçi.

(m.k/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kulture kulture erion veliaj panairi i librit panairi i librit 2021 virgjil muçi erion veliaj panairi i librit panairi i librit 2021 virgjil muçi

Sondazh

Poll