Art&Argëtim

“Grua e ligë”/ Plas sherri mes Beniadës dhe Monikës: Të konsideroja si nënën time

20 Nëntor 2021, 06:44 Nga DOSJA
“Grua e ligë”/ Plas sherri mes Beniadës dhe Monikës:

TIRANË-Monika dhe Beniada sqaruan mbrëmjen e djeshme debatet e shpeshta mes tyre. Kjo e fundit, ka akuzuar aktoren për ironizimet pasi publiku e shpëtoi atë nga nominimi.

“Të pash çfarë mimike bëre kur publiku më shpëtoi, unë të flas dhe ti kthen kurrizin. Je grua e ligë.”-ka thënë Beniada.

Gjatë spektaklit Monika foli në lidhje me shkeljen e etikës në komunikim, ndërsa tha se nuk do ta toleronte në asnjë moment. Nga ana tjetër, Beniada replikoi duke thënë se ka duruar disa gjeste të Monikës dhe gjithnjë është përpjekur të durojë dhe të mos krijojë konflikte.

“Ti çfarë doje të thoje me atë mimikë?! Monika ke bërë disa batuta, mimika dhe gjeste për mua dhe asnjëherë nuk kam folur. Nuk kam dashur të krijoj konflikte por këtë herë duhet të replikoja patjetër. Jam përpjekur ta ndihmoj dhe t’i qëndroj afër Monikës por gjithmonë na është kthyer kundër.”- tha Beniada.

Monika e përmbylli këtë përmballje duke shprehur keqardhjen se nënës së saj Beniada nuk do t’i drejtohej kurrë me këtë gjuhë.

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

showbiz showbiz beniada big brother vip monika lubonja beniada big brother vip monika lubonja

Sondazh

Poll