Art&Argëtim

I vodhën bizhuteri 10 mln dollarë Kim Karadashian! 12 persona dalin para gjyqit

20 Nëntor 2021, 10:30 Nga DOSJA
I vodhën bizhuteri 10 mln dollarë Kim Karadashian! 12 persona dalin

PARIS– Dymbëdhjetë persona akuzohen si autorë të grabitjes së Kim Kardashian në Paris, të cilët nën kërcënimin e armës, arritën të marrin disa bizhuteri me një vlerë prej 10 milionë dollarësh. Ata do të dalin në gjyq pas disa ditësh.

Ngjarja ka ndodhur në vitin 2016, gjatë javës së modës, ndërsa Kardashian është shprehur se disa persona të maskuar dhe të armatosur, arritën të futeshin në apartamentin e marrë me qira në Paris, ta lidhnin atë dhe ta mbyllnin në tualet.

Të 12 të dyshuarit do të përballen me disa akuza në lidhje me grabitjen. Ende nuk është caktuar data e gjyqit, ndërsa nuk janë dhënë detaje të tjera.

Kreu i dyshuar i grupit, Aomar Ait Khedache, i dërgoi një letër Kardashian, përmes të cilës i kërkonte falje, duke theksuar se ndjente keqardhje dhe e kuptonte se çfarë dëmi psikologjik i kishte shkaktuar asaj me veprimin e tij.

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

showbiz showbiz gjyqi per kim kim kardashian paris vidhet kim kardashian gjyqi per kim kim kardashian paris vidhet kim kardashian

Sondazh

Poll