Art&Argëtim

”Boll më etiketuat si partneri i Borës”/ ‘Shpërthen’ Donaldi,Semi i kthehet: Kujdes!

20 Nëntor 2021, 16:38 Nga DOSJA
”Boll më etiketuat si partneri i Borës”/

TIRANË– Duket se aktori i humorit, Donad Veshaj është lodhur nga etiketimet e shpeshta si partneri i moderatores Bora Zemani. Gjatë diskutimeve që po zhvilloheshin sot në shtëpinë e “Big Brother”, ai ka bërë me dije se në lojë ka hyrë vetëm, ndërsa kërkon zhdukjen e etiketimeve.

Unë nuk jam i askujt, boll më me etiketime se nuk jam ‘njeriu i Borës’, në lojë kam hyrë vetëm dhe pa sqaruar shumë gjëra nuk mund të them që jam në një lidhje,”- tha ai. Por deklarata e tij duket se nuk është pritur mirë nga mikja e ngushtë e Bora Zemanit, Semi, e cila gjithashtu ndodhet në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Gjatë bisedimeve, ajo i tha Donaldit se deklarata është e tepërt aq më tepër pas puthjes romantike që ata të dy i dhanë njëri-tjetrit.

‘’Kjo përgjigje do të mërzisë atë personin që po të ndjek jashtë. Nuk mund të thuash që nuk jeni asgjë sepse ajo tjetra po të pret. Bëhet fjalë për një person që unë e kam shumë përzemër dhe për këtë arsye duhet të kemi më shumë kujdes,”-i tha ajo Donaldit.

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

showbiz showbiz bora zemani donald veshaj bora zemani donald veshaj

Sondazh

Poll