Aktualitet

“Do ta përshkallëzojmë protestën”, banorët e Laprakës: Të hetohet Artan Lame

20 Nëntor 2021, 17:16 Nga DOSJA
“Do ta përshkallëzojmë protestën”, banorët

TIRANË – Banorët e Laprakës janë ngritur në protest kundër projektit të Unazës së re, e cila parashikon shembjen e 700 banesave në total. Ditën e sotme, ata kanë bllokuar për rreth një orë kalimin e automjeteve nga ish-rrethrrotullimi i Shqiponjës në shenjë pakënaqësie ndaj sjelljes së qeverisë për fatin e tyre.

Njëri prej tyre ka kërkuar dhe hetimin e drejtorit të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës Artan Lame, si dhe sulmoi ministren e Infrastrukturës Belina Balluku, e cila u shpreh në Kuvend se nuk ka protesta për projektin e Unazës së re. Ai këmbënguli se banorët e Laprakës do ta përshkallëzojnë protestën duke bllokuar për 1-2 orë qarkullimin e automjeteve në kryeqytet. Qytetari përsëriti që autoritetet të negociojnë me banorët dhe ata të dëmshpërblehen sipas çimit të tregut.

“Kemi 3 muaj që jemi në protestë, nuk kemi pasur asnjë reagim nga autoritetet asnjë person që ka marrë përsipër të drejtojë këtë vend nuk ka reaguar për kauzën tonë. Nga sheshi ‘Shqiponja’ në askush nuk reagon, projekti është ndryshuar 3-4 herë. Kemi zhvilluar banesat tona dhe biznesin tonë në këtë zonë. Sot ka ndryshuar projekti dhe dëmi është shumë i madh. Po favorizohen njerëz të pushtetit. Kërkesat janë të njëjta si në ditën e parë deri në sot, të na japin informacione se kur nis projekti. Në 12 dhjetor pritet të hapet ‘thesi’ për këtë rrugë dhe të nisë puna. çdo banor që preket nga ky projekt është i pasigurt. Kemi një qeveri që po i con Shqipërinë 30 vite pas, qytetari nuk është i parë. Bëni llogari për qytetarët pro apo kundër e shikoni si votë. Një ministër i Drejtësisë që ka ngritur një task forcë, ke qenë deputet i Laprakës dil jep llogari njerëzve që të kanë mbështetur, të shkojnë në burg kushdo që ka abuzuar për ndryshimin e projektit. Të hetohet edhe Artan Lame për shpërdorimin që ka bërë, të hetohen të gjithë. Balluku në mënyrë të pacipë tha në kuvend që nuk ka protesta. Këto janë protestat zonja Balluku, dërgoi patronazhistët që të vëzhgojnë. Do të përshkallëzojmë protestën, do ta bllokojmë lëvizjen në kryeqytet në për orë ose dy, të bllokojmë sheshin ‘Shqiponja’. Ejani uluni dhe bisedojmë, duhet të trajtohemi si qytetarët e tjerë, të trajtohemi si të gjithë të burgosurit, si të gjithë afganët. Na trajtoni edhe neve si të burgosurit. Duam kompensim sipas çmimit të tregut. Dëmshpërblim sipas çmimi referent të projektuar nga Bashkia e Tiranës. Këto kërkesa nuk bien poshtë”, deklaroi njëri prej banorëve të zonës së Laprakës.

PAMJE TË “FAXWEB”

(d.v/dosja.al)

 

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet projekti i unazes se re proteste ne laprake projekti i unazes se re proteste ne laprake

Sondazh

Poll