Aktualitet

‘Jo, të lutem’/ Kundërshtoi Bashën në Kuvend, deputetja e Krujës shfaqet me Berishën

20 Nëntor 2021, 16:23 Nga DOSJA
‘Jo, të lutem’/ Kundërshtoi Bashën në Kuvend,

KRUJË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka shkuar sot në Krujë për t’u takuar me deputetë por dhe simpatizantë të Partisë Demokratike në këtë qytet. Pjesë e takimit siç duket qartë edhe nga foto është edhe deputetja Merita Bakiu, e cila ishte ulur në krah të Berishës duke diskutuar me të.

Burime nga takimi bënë me dije për Syri.net bënë të ditur se në qendër të bisedës ishte situata politike në vend me fokus tek zhvillimet e forta që kanë përfshirë forcën kryesore të opozitës shqiptare.

Por disa ditë më parë, deputetja Bakiu ra në sy të mediave gjatë seancës së Kuvendit. E ulur afër kryedemokratit Lulzim Basha, ajo ra në sy për shkak se në një moment i tha kreut të partisë: Jo, të lutem!

Të ketë qenë ky një diskutim lidhur me vizitën e Berishës në Krujë?

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore politike lulzim basha merita bakiu sali berisha lulzim basha merita bakiu sali berisha

Sondazh

Poll