Aktualitet

Ligji për noterinë, Gjykata Kushtetuese vendos riformulimin e tij

20 Nëntor 2021, 16:15 Nga DOSJA
Ligji për noterinë, Gjykata Kushtetuese vendos riformulimin e tij

TIRANË – Gjykata Kushtetuese ka vendosur shfuqizimin e fjalisë së fundit të pikës 1, neni 26 të ligjit “Për noterinë”. Në vendimin e marrë në 27 tetor, por të publikuar dje, GJK-ja gjykon “se parashikimi ligjor në fjalinë e fundit të pikës 1 të nenit 26 të ligjit nr. 110/2018 nuk ndryshon rregullin se përgjegjësia disiplinore e noterit konkurron me atë penale, por për shkak të paqartësisë të formulimit të saj, bie në kundërshtim me parimin e sigurisë juridike, prandaj ky pretendim i kërkueses është i bazuar, ndaj ajo duhet të shfuqizohet si e papajtueshme me Kushtetutën”.

Për këtë arsye, Ministria e Drejtësisë do të ngarkohet për riformulimin e “Ligjit për Noterinë”.

Nga ana tjetër, lihet pezull zbatimi i identifikimit dhe nënshkrimit biometrik në zyrat noteriale deri sa të bëhet ligji i ri.


Fjalia e fundit e vendimit të GJK-së
Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë, në mbështetje të neneve 131, pika 1, shkronja “a” dhe 134, pika 1, shkronja “h”, të Kushtetutës, si dhe neneve 49, pika 3, shkronja “d”, 51/a, pika 1, shkronja “b” dhe 72, të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, me shumicë votash, 

V E N D O S I:
1. Pranimin pjesërisht të kërkesës.
2. Shfuqizimin e fjalisë së fundit të pikës 1 të nenit 26 të ligjit nr. 110/2018 “Për noterinë”.
3. Rrëzimin e kërkesës për kërkimet e tjera.

Ky vendim është përfundimtar, i formës së prerë dhe hyn në fuqi ditën e botimit në
Fletoren Zyrtare.
Marrë më 27.10.2021
Shpallur më 19.11.2021

VENDIMI I PLOTE I GJYKATES KUSHTETUESE

Vijon…

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet gjykata kushtetuese ligji per noterine ministria e drejtesise gjykata kushtetuese ligji per noterine ministria e drejtesise

Sondazh

Poll