Aktualitet

VD/ Gjergj Luca fyen fermerët: Barbonat, dalin rrugëve protestojnë

20 Nëntor 2021, 12:17 Nga DOSJA
VD/ Gjergj Luca fyen fermerët: Barbonat, dalin rrugëve

DURRËS– Biznesmeni i preferuar i Partisë Socialiste dhe kryeministrit Edi Rama, Gjergj Luca iu është sulur fermerëve që dolën në rrugë për të kërkuar më shumë ndihmë nga shteti. Në Durrës, ku u bë prezantimi i buxhetit për sektorin e peshkatarëve, Luca i quajti protestuesit disa “barbonë“, që përveçse protestojnë janë edhe mosmirënjohës.

Arsyeja: sipas Lucës, qeveria ka dhënë për fermerët 200 milionë euro në 4 vite.

Dhe ata njerëz që dalin në rrugë dhe nuk thonë faleminderit… 200 mln euro iu dhanë bujqësisë në 4 vite. Dhe është viti i parë që shohim këtë arritje. 200 mln për 4 vjet. Dhe dalin aty 10 barbuna...(barbona në dialektin elbasanas). Që është turp, për TVSH-në që se mban as ferma as fshatari asgjë. Manipulojnë njerëzit e ndershëm. Kjo është e turpshme.”tha Luca.

Indinjata e biznesmenit është e pakuptueshme, ndërsa ajo që bie në sy është heshtja e kryeministrit dhe ministres Frida Krifca që heshtin teksa në një transmetim direkt, të financuar me taksa publike, një individ shumë i afërt me ta, shan dhe fyen qytetarët që dalin për të protestuar duke i quajtur “barbona”.

(f.g)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet gjergj luca gjergj luca

Sondazh

Poll