Aktualitet

VD-Pas barinjve, shkollë dhe për peshkatarët! Rama:2 ditë në anije, 3 ditë në klasë!

20 Nëntor 2021, 09:55 Nga DOSJA
VD-Pas barinjve, shkollë dhe për peshkatarët! Rama:2 ditë

DURRËS– Kryeministri Edi Rama deklaroi ditën e sotme se së shpejti do të hapet shkolla profesionale e peshkatarëve. Nga qyteti i Durrësit, aty ku prezantoi buxhetin 2022 për sektorin e peshkimit, Rama tha se të gjithë ata që do të studiojnë do të jenë 2 ditë në punë dhe 3 ditë në klasë.


‘ Sa më shumë që rriteni aq më shumë keni problemin e specialistëve të nivelit të lartë. Na duhet të ndërtojmë shkollën profesionale që të jetë në funksion të industrisë. Nëse është 3 ditë në shkollë, 2 në punë, këtu është ideale, 2 ditë në anije, 3 ditë në klasë. Për të krijuar gjeneratën e kapiteneve shqiptarë. Duhet të gjejmë vendin e duhur për shkollën, mund të jetë këtu, në një mjedis fantastik, vijnë djemtë, nxënësit këtu, janë të lidhur me portin me kompanitë dhe kështu krijohen kushtet që të përballim sfidën që vjen më pas.’- tha Rama.

LAJMI KRYESOR:Buxheti 2022 për peshkimin! Rama:Hapim shkollën profesionale,paga 800 mijë të vjetra

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore politike buxheti 2022 per peshkataret edi rama buxheti 2022 per peshkataret edi rama

Sondazh

Poll