Aktualitet

Buxheti 2022 për peshkimin! Rama:Hapim shkollën profesionale,paga 800 mijë të vjetra

20 Nëntor 2021, 09:14 Nga DOSJA
Buxheti 2022 për peshkimin! Rama:Hapim shkollën profesionale,paga 800

DURRËS– Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca prezantuan ditën e sotme buxhetin 2022 për peshkatarët. Rama u ka premtuar peshkatarëve financim të drejtpërdrejtë, me qëllim rritjen e kapaciteteve në këtë fushë. Kryeministri tha se peshkatarët mund të përfitojnë financime nëse projektet e tyre dhe duan ndihmë për të zgjidhur problemet, duke filluar që nga riparimi i anijeve të peshkimit. Rama tha se paga më e ulët në peshkim është 800 mijë lekë, ndërkohë që punëtorët vijnë nga Turqia e Egjipti, ndërsa disa me diploma kristali që pretendojnë se janë juristë kërkojnë punë.

Rama këshilloi dhe kërkoi publikisht nga zv.Ministrin e Bujqësisë Roland Kristo,  më shumë angazhim për sektorin e peshkimit, pasi sipas tij ky i fundit është në gjumë.

Rama i këshilloi peshkatarët të krijojnë një strukturë ekspertësh, ku problematikat e tyre do të adresoheshin më mirë dhe kërkoi që shkolla e akuakulturës, të ketë praktikë gjatë gjithë vitit, “dy ditë në anije, tre ditë në klasë”

Kreu i qeverisë tha se vitin e ardhshëm do të ndërtohet porti i ri i Vlorës, që me humor, u shpreh “se do të jetë më i bukur se i Durrësit”.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

VD-Rama-peshkatarit: Molo kap Vlorën, kujdes se je shumë demokrat për aty

VD-Rama: Ju me diploma Kristali hajdeni! Nuk ka rëndësi a je demokrat, kap peshkun

Buxheti për peshkimin 2022/Krifca: Rinovojmë flotën dhe rrisim eksportet

Pas barinjve, shkollë dhe për peshkatarët! Rama: 2 ditë në anije, 3 ditë në klasë!

Peshkimi/ Rama: Paga 800 mijë lekë, punëtorët vijnë nga Turqia të punojnë këtu

Rama ia thotë në sy zv.ministrit të bujqësisë: Landi çohu nga gjumi, të du shumë

VD-Thirrja e Gjergj Lucës, Krifca: Nuk di si ta mbaj ritmin tashmë…

VD-‘I kam ra në gjunjë’/ Luca i lutet ministres: Motër, a do bësh diçka për ne?

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore politike buxheti 2022 per peshkataret edi rama frida krifca buxheti 2022 per peshkataret edi rama frida krifca

Sondazh

Poll