Sport

Kundër Lazios, bardhezinjtë e “Zonjës”, në kryeqytet pa Dybalan dhe Ramseyn…

20 Nëntor 2021, 06:34 Nga DOSJA

ITALI – Ndeshjet kualifikuese të botërorit “Katar 2022” nuk kanë sjellë lajme të mira në kampin bardhezi të Torinos. Trajneri i Juves, Massimiliano Allegri, ka publikuar skuadrën me të cilën do të përballet sot në mesditë, në orën 18:00 me Lazion në Olimpico, ku mësohet se argjentinasi Paulo Dybala dhe uellsiani Aaron Ramsey nuk janë pjesë e saj.

Eshtë raportuar se asnjëri nga të dy futbollistët që ishin në dyshim, nuk do të udhëtojë në Romë për takimin ndaj lacialëve.

Këtyre, u është shtuar edhe mbrojtësi Giorgio Chiellini, që vazhdon të jetë i dëmtuar, ndërsa mesfushori uruguaian Bentancur ia ka dalë.

Përbërja e futbollistëve të përzgjedhur nga Allegri për sfidën e sotme ndaj Lazios, është:

Portierë: Szczesny, Pinsoglio, Perin

Mbrojtës: De Ligt, Danilo, Cuadrado, Alex Sandro, Pellegrini, Bonucci, Rugani

Mesfushorë: Arthur, McKennie, Chiesa, Rabiot, Locatelli, Bentancur, Kulusevski

Sulmues: Morata, Kai Jorge, Kean

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport argjentinasi paulo dybala drejtor i përgjithshëm te juventusi massimiliano allegri mbrojtësi giorgio chiellini me lazion në olimpico trajneri i juves uellsiani aaron ramsey argjentinasi paulo dybala drejtor i përgjithshëm te juventusi massimiliano allegri mbrojtësi giorgio chiellini me lazion në olimpico trajneri i juves uellsiani aaron ramsey

Sondazh

Poll