Politike

“Edhe kur lutemi këndojmë dhe thërrasim: O Zot na ndihmo”, Ademi sqaron sërish molotovin

17 Qershor 2019, 20:14 Nga DOSJA
“Edhe kur lutemi këndojmë dhe thërrasim: O Zot na

TIRANË– Kryebashkiakja e Shkodrës Voltana Ademi ka sqaruar edhe njëherë deklaratën e saj në lidhje me dëshirën për të hedhur Molotov. E ftuar në “RTV Ora”, Ademi shprehet se e ka lidhur me Natën e Kadrit deklaratën e saj, pasi kanë nevojë të dëgjohen.

Ajo shton më tej se mediat e kanë shkëputur deklaratën e saj nga konteksi.

Është shkëputur nga gjithë diskutimi im, nuk e vë në kontekstin e asaj që kam thënë. Ishte nata e Kadrit kur dhashë intervistën dhe e lidha me faktin që kemi nevojë të dëgjohemi. Deri tani nuk ka mjaftuar pjesëmarrja, as përgjimet mesa duket, thirrjet Rama ik. Ajo që kam thënë është se do të doja të bëja shumë zhurmë që të dëgjonte gjithkush.

Edhe Zotit kur i lutemi këndojmë dhe thërrasim: O Zot na ndihmo! Është një formë për të protestuar.Çdo zhurmë është e pranueshme në një katastrofë me të cilën po përballemi. Tani më ngjan se është edhe pak, më shumë zhurmë duhet të kishim bërë,”- u shpreh Ademi.

Kujtojmë që më datë 6 qershor, kryebashkiakia e Shkodrës, Voltana Ademi e ftuar në një televizion lokal duke theksuar edhe postin e saj, ka shprehur dëshirën e madhe për të gjuajtur me bomba molotov duke i quajtur ato si mjete legjitime. 

Tani unë shkoj në Tiranë dhe shkoj e protestoj biles fort. Po të kisha edhe unë molotov do të gjuaja,”– shprehej Ademi ndër të tjera.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ademi per molotovin voltana ademi ademi per molotovin voltana ademi

Sondazh

Poll