Aktualitet

‘Foltorja’ në Librazhd, Berisha: Basha ka 2 dosje ‘përvëluese’, Toyota Auris e Muzin

19 Nëntor 2021, 16:57 Nga DOSJA
‘Foltorja’ në Librazhd, Berisha: Basha ka 2 dosje

LIBRAZHD– Ish-kryeministri Sali Berisha ka lëshuar akuza të forta ndaj kryedemokratit Lulzim Basha gjatë fjalës së tij në “Foltoren” e Librazhdit. Berisha u është përgjigjur akuzave të Bashës se firmat po ia mbledhin persona që kanë lidhje me krimin e organizuar.

Duke nxjerrur gjithë herët që ka denoncuar Suel Çelën në Facebook, Berisha kërkoi që të dilnin tabulatet telefonike, ku kryedemokrati i kërkonte liderit historik të Partisë Demokratike që mos t’ja përmendte me emrin. Megithatë, Berisha tha se nuk ndikohej nga kryetari i selisë blu duke vazhduar me denoncimet.
Por nuk ka përfunduar këtu, pasi duke komentuar deklaratën e Bashës se ka marrë një ftesë për në SHBA, Berisha tha numri një i opozitës mund të shkojë në SHBA por mbi kurriz mban dy dosje, atë të Muzin dhe dosjen Toyota Auris. Duke shtuar se para tre vitesh do të arrestohej nëse shkelte në SHBA, e gjitha për shkak të dosjes “Muzin”, ndaj dhe kishte anuluar një vizitë zyrtare.

Sa i përket firmave për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar më 11 dhjetor, Berisha tha se numri nga 4200 po shkon drejt 5 mijë, por nuk i publikon ato pasi ruan privatësinë duke qenë se ka të dhëna personale. Ndërsa gjithashtu premtoi se në Kuvendin Kombëtar të PD më 11 dhjetor, themeluesi i PD Azem Hajdari, do të shpallet ‘President Nderi’ i kësaj partie. Ndërsa takimi i radhës do të mbahet të dielën në Tiranë, ku do të ketë mbledhje me gratë demokrate.

Ndërkohë që 11 dhjetori po afron, kryedemokrati Lulzim Basha ka thirrur një tjetër Kuvend më më 18 dhjetor. Po ashtu, Basha ka paralajmëruar pasoja për të gjithë ata që do të dalin kundër vendimit të Kryesisë së PD-së, për mbledhjen e Kuvendit më datë 18.

ZHVILLIME ORË PAS ORE:

“Do të rrisni këlysh të dytë?”, qytetari i tregon batutë Berishës në Librazhd

 

Berisha: Azem Hajdari do të shpallet “President i Përjetshëm” i PD-së më 11 dhjetor

S’ka më paqe! Berisha: Nxirrni tabulatet, Basha më lutej aman mos përmend Suel Çelën

Berisha lëshon “bombën”: U ftua në SHBA, po të shkonte Basha do arrestohej (DOSJA)

Berisha sulmon Bashën: Ik mor mjeran, jep dorëheqjen

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore politike aksioni i berishes sali berisha sali berisha ne librazhd aksioni i berishes sali berisha sali berisha ne librazhd

Sondazh

Poll