Aktualitet

Manastirliu: S’ka mbyllje, fëmijët do kthehen në familje kur është e mundur

19 Nëntor 2021, 15:54 Nga DOSJA
Manastirliu: S’ka mbyllje, fëmijët do kthehen në familje

TIRANË – Pas akuzave se projekti-pilot në shtëpinë e fëmijës në Vklorë mund të jetë i rrezikshëm për fëmijët pasi nuk dihet statusi i prindërve të tyre.  Kontrolli i Lartë i Shtetit ka nisur një audit në Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale si dhe në Drejtorinë e përgjithshme të Shërbimit Social, ku do të verifikohet forma dhe mënyra e zhvillimit të këtij projekti pilot për të garantuar jetën dhe sigurinë e fëmijëve. KLSH ka thënë se i ka marrë parasysh të gjitha shqetësimet që kujdestaret e shtëpisë së fëmijve Vlorë kanë ngritur dhe do verifikojnë gjithçka.

Edhe ministrja Ogerta Manastirliu ka sqaruar se nuk do të mbyllen shtëpitë e fëmijës dhe se nesë fëmijët nuk mund të kthehen në familje të mira atëherë do të qëndrojnë aty. Ajo tha  qëllimi i sistemin pilot është që të sigurojë që kurdo kur është e mundur, fëmijët të rriten në një mjedis familjar, duke fuqizuar familjen, por nëse nuk është ato do të vijojnë të qëndrojnë në qendrat e fëmijëve.

Fëmijët e jetimoreve deri në dhjetor do detyrohen të kthehen në shtëpitë biologjike ose do të birësohen me procedurë më të shkurtuar se më parë. Në shtëpinë e fëmijëve në Vlorë zbatimi i këtij projekti pilot ka nisur në shtator të vitit 2019 dhe që prej asaj periudhe nuk janë pranuar raste të reja strehimi të fëmijëve. Me mbylljen e këtij institucioni do të dalin pa punë dhe 30 kujdestare. Kujdestaret e shtëpisë së fëmijës kanë ngritur shqetësimin se fëmijët nuk janë gati për tu rikthyer në familje, pasi mund të bien sërish pre e dhunës dhe se disa raste të fëmijëve vijnë nga prindër përdhunues.

“Plani kombëtar për deinstitucionalizmin synon që çdo fëmijë të ketë një familje. Kur kjo nuk është e mundur, patjetër që janë institucionet tona që do të presin, trajtojnë dhe të përmbushin çdo nevojë që fëmija ka. Qendrat rezidenciale do të vijojnë të qëndrojnë dhe do të transformohen, duke u fuqizuar dhe duke shtuar shërbime të reja, duke i sjellë më afër fëmijëve por edhe familjeve.Qëllimi ynë primar është parandalimi i ndarjes së fëmijës nga familja, ndaj fokusi është fuqizimi i bërthamës familjare, përmes mbështetjes në një aspekt shumë planësh, nga mbështetja ekonomike tek ajo sociale. Gjithashtu ofrimi i kujdesit alternativ profesional nëpërmjet shërbimeve të menaxhuara nga strukturat në nivel vendor dhe qendror, si dhe krijimit të rrjetit të familjeve kujdestare, mbetet një tjetër objektiv që po adresojmë në këtë plan”, tha Manastirliu.

Duke folur për përmirësimin e cilësisë së shërbimeve ndaj fëmijëve, Manastirliu bëri me dije se është miratuar Agjenda Kombëtare për të Drejtat e Fëmijëve që synon t’u japë zgjidhje sfidave më domethënese për sa i përket të drejtave të fëmijëve.

“Qeveria Shqiptare miratoi Agjendën Kombëtare për të Drejtat e Fëmijëve, një agjendë 5-vjeçare, e cila synon përmirësimin e cilësisë së shërbimeve për fëmijët në të gjitha fushat. Ajo parashtron parimet për një rol edhe më aktiv në promovimin dhe respektimin e të drejtave të fëmijëve, me fokus tek parandalimi. Axhenda përmban politikat që ne synojmë për fëmijët që jetojnë në zonat urbane dhe rurale, e atyre në shkollë dhe jo në shkollë, e fëmijëve që aktualisht jetojnë në familje dhe atyre që duhet të bashkohen me familjet e tyre. Interesi më i lartë i fëmijëve, është busulla që na orienton në politikat dhe programet që ndërmarrim”, tha Manastirliu.

Kujdestaret e këtyre institucioneve kanë ngritur shqetësimin se fëmijët do kthehen në familje të cilat nuk janë gati, nuk janë trajnuar dhe mbi të gjitha fëmijët mund të rikthehen në kontigjent të dhunuar sërish. Punonjësit e Jetimoreve janë shprehur se kanë trajtuar fëmijë që vinin nga trauma të rënda familjare dhe rikthimi i tyre në familje do të thotë të ripërjetojnë të njëjtat trauma,duke përmendur raste edhe të fëmijëve që vijnë nga prindër përdhunues. Sipas punonjësve ,i gjithë procesi është mbajtur i fshehtë dhe aktualisht askush nuk ka dijeni për si do të procedohet në Janarin e vitit 2022.

LAJMI KRYESOR: Projekti mbyll shtëpinë e fëmijës në Vlorë, KLSH nis inspektimet

(m.k/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet ogerta manastirli shtepia e femijes shtepia e femijes ne vlore ogerta manastirli shtepia e femijes shtepia e femijes ne vlore

Sondazh

Poll