Aktualitet

Serbi vret me thikë bashkëshorten shqiptare në Austri, i tregon fqinjit: E bëra unë!

19 Nëntor 2021, 15:55 Nga DOSJA
Serbi vret me thikë bashkëshorten shqiptare në Austri, i tregon

AUSTRI– Një shtetas serb 59-vjeçar ka vrarë sot gruan e tij shqiptare 50-vjeçare në Innsbruck. Sipas raportimeve në mediat vendase, serbi, ende i paidentifikuar vrau me thikë bashkëshorten e tij shqiptare brenda apartamentit.

Policia u lajmërua rreth orës 9:30 pasi autori kishte vajtur dhe ishte rrëfyer tek fqinji i tij. Me të arritur, në banesën ku jetonte çifti, gjetën në dysheme trupin e pajetë të një gruaje.

Sipas austriakes, “Diepresse”, arma me të cilën është kryer vrasja është një thikë kuzhine. Vrasësi u gjet në banesë dhe u arrestua menjëherë pa bërë fare rezistencë gjatë arrestimit. Paraprakisht mendohet se vrasja ka ndodhur gjatë një sherri mes dy bashkëshortëve, që mesa duket ka dalë jashtë kontrollit. Hetimet për këtë rast i ka marrë shërbimi kriminal, ndërsa gjatë ditës së sotme do të kryhet autopsia e viktimës.

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet austri burri vret gruan ne austri austri burri vret gruan ne austri

Sondazh

Poll