Aktualitet

Shtëpia e fëmijës në Vlorë, KLSH nis inspektimet, Manastirliu: S’ka mbyllje

19 Nëntor 2021, 10:57 Nga DOSJA
Shtëpia e fëmijës në Vlorë, KLSH nis inspektimet,

VLORË– Një projekt pilot që po aplikohet në shtëpinë e Fëmijës në Vlorë do të bëjë që ky institucion të qëndrojë i mbyllur. 13 fëmijët e kësaj Shtëpie të moshave  deri në pesë vjeç rrezikojnë të kthehen sërish në gjirin e familjeve që i dhunonin, të cilat janë bërë dhe shkak për vendosjen e tyre në Shtëpinë e Fëmijës.

Kjo gjë ka sjellë dhe reagimin e Kontrollit të Lartë të Shtetit, institucion që ka nisur kontrollin në Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale si dhe në Drejtorinë e përgjithshme të Shërbimit Social ku do verifikohen të gjitha hallkat e kësaj procedure.

“Kontrolli i Lartë i Shtetit ka nisur një audit përputhshmërie dhe vlerësues duke patur në fokus planin kombëtar për deinstitucionalizimin e institucioneve 2020-2021.Kontrolli tashmë ka nisur në Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale si dhe në Drejtorinë e përgjithshme të Shërbimit Social ku do verifikohen të gjitha hallkat e kësaj procedure. KLSH do të verifikojë formën dhe mënyrën e zhvillimit të projektit ku e ardhmja e fëmijëve jetim është në fokusin kryesor të këtij kontrolli, për të garantuar jetesën e tyre. Fëmijët e jetimoreve deri në dhjetor do detyrohen të kthehen në shtëpitë biologjike ose do të birësohen me procedurë më të shkurtuar se më parë. Në shtëpinë e fëmijëve, procesi ka nisur në shtator të vitit 2019- të ku me VKM është pasqyruar deinstitucionalizimi i fëmijëvë ku më pas nuk janë pranuar gjithashtu dhe raste të reja duke minimizuar artificialisht numrin e fëmijëve që kanë hyrë në institucion. Kontrolli ka marr shkas nga materialet mediatike ku kujdestaret e këtyre institucioneve kanë ngritur shqetësimin se fëmijët do kthehen në familje të cilat nuk janë gati, nuk janë trajnuar dhe mbi të gjitha fëmijët mund të rikthehen në kontigjent të dhunuar sërish. Punonjësit e Jetimoreve janë shprehur se kanë trajtuar fëmijë që vinin nga trauma të rënda familjare dhe rikthimi i tyre në familje do të thotë të ripërjetojnë të njëjtat trauma,duke përmendur raste edhe të fëmijëve që vijnë nga prindër përdhunues. Sipas punonjësve ,i gjithë procesi është mbajtur i fshehtë dhe aktualisht askush nuk ka dijeni për si do të procedohet në Janarin e vitit 2022,”- thuhet në njoftimin e KLSH-së.

Ministrja Ogerta Manastirliu ka sqaruar më pas se nuk do të mbyllen shtëpitë e fëmijës dhe se nesë fëmijët nuk mund të kthehen në familje të mira atëherë do të qëndrojnë aty. Ajo tha qëllimi i sistemin pilot është që të sigurojë që kurdo kur është e mundur, fëmijët të rriten në një mjedis familjar, duke fuqizuar familjen, por nëse nuk është ato do të vijojnë të qëndrojnë në qendrat e fëmijëve.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Manastirliu: S’ka mbyllje, fëmijët do kthehen në familje kur është e mundur

Shtëpia e fëmijës Vlorë: Fëmijët janë në rrezik, prindërit abuzues ose përdhunues

(F.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet

Sondazh

Poll