Aktualitet

“Fredin e kishim mik, s’kishim arsye ta vrisnim”, rrëfehen në Apel vëllezërit Rrushi

19 Nëntor 2021, 15:38 Nga DOSJA
“Fredin e kishim mik, s’kishim arsye ta vrisnim”,

TIRANË – Dy vëllezërit e arrestuar për vrasjen e biznesmenit Ruzhdi Hoxha, Fredi dhe Pajtim Rrushi kanë refuzuar autorësinë e ekzekutimit të biznesmenit.

Në Gjykatën e Apelit, ata u shprehën se viktimën “e kishim mik dhe nuk kishim arsye për ta vrarë’, por kjo thënie është parë si justifikim për t’i shpëtuar dënimit.

43-vjeçari u gjet i vdekur në Malin me Gropa në 6 nëntor. Ai ishte zhdukur prej dy javësh nga shtëpia dhe familja denoncoi në polici. Fredi Rrushi akuzohet si autor i krimit, kurse vëllai i tij si bashkëpunëtor në krim dhe moskallëzim të ngjarjes.

Hoxha nuk i hapte telefonin Fredi Rrushit dhe ky i fundit arriti ta kontaktonte nëpërmjet një personi tjetër që ndodhej pranë viktimës në lokal. Rrushi shkoi me mikun e tij në Malin me Gropa dhe e ekzekutoi biznesmenin Hoxha me dy plumba. Mëngjesin e ditës tjetër, ai u kthye sërish në vendngjarje dhe groposi kufomën. Fredi Rrushi mori telefonin e Rruzhdi Hoxhës dhe e flaku diku, por u gjet rastësisht nga një taksist. Kjo ndihmoi në zbulimin e kufomës.

Dyshohet se viktima u kishte borxhe të pashlyera ndaj Fredi Rrushit.

(d.v/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet fredi rrushi rruzhdi hoxha fredi rrushi rruzhdi hoxha

Sondazh

Poll