Aktualitet

Zhdukja e 28-vjeçarit në Kolonjë, i ati: Prokuroria të hapë telefonin që ka lënë

19 Nëntor 2021, 14:32 Nga DOSJA
Zhdukja e 28-vjeçarit në Kolonjë, i ati: Prokuroria të

KOLONJË– I ati i 28-vjeçarit Sherif Mukaj, i cili është zhdukur që prej 1 nëntorit, ka rrëfyer se i biri nuk kishte probleme. Në një intervistë për mediat, ai ka bërë me dije se djali nuk i ka rrëfyer për asnjë shqetësim. Gjatë intervistës së tij, Qerim Mukaj i kërkon Prokurorisë që të hapë sa më parë telefonin e të birit për të zbuluar personin e fundit që ka komunikuar me të, në mënyrë që të zbulohet se çfarë ka ndodhur me të birin.

Kontakti i fundit ka qenë më 1 nëntor. Më datë 5 e kam marrë, i ka fajtur zilja nuk e hapi telefonin. Unë dua të marr vesh se çfarë ka ndodhur. Kur kam folur me të, nuk më ka treguar të ketë patur ndonjë shqetësim, nuk kishte as probleme me paratë, ishte djalë i rregullt. Nuk e di se çfarë ka ndodhur, nuk po marrim vesh gjë. Punonte ku të gjente punë. Me datë 9 bëmë denoncimin pasi erdha direkt nga Amerika. Në makinë kishte lënë të gjitha dokumentet dhe telefonin. Nuk e di si ka ndodhur kjo gjë, nuk ka qenë problematik, ishte i qetë, i urtë. Kemi pyetur edhe shokët e tij, na thanë kemi pirë kafe dhe ka ikur në shtëpi, kaq as ata nuk dinë më shumë. I bëj thirrje Policisë të hapë sa më shpejt telefonin, të marrim vesh se çfarë ka ndodhur,”-ka rrëfyer ai.

LAJMI KRYESOR: EMRI + FOTO/ Zhduket 28-vjeçari nga Erseka, policia i gjen makinën e braktisur

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet qerim mukaj zhduket sherif mukaj qerim mukaj zhduket sherif mukaj

Sondazh

Poll