Aktualitet

E njohu në spital, i riu abuzon në makinë me të miturën, arrestohet: Ishte dashuri

19 Nëntor 2021, 13:30 Nga DOSJA
E njohu në spital, i riu abuzon në makinë me të

GJIROKASTËR– Një 34-vjeçar nga Gjirokastra është vënë në pranga pasi akuzohet se ka abuzuar seksualisht me një 17-vjeçare. Mësohet se i riu ishte njohur rastësisht me minorenene në spitalin e Gjirokastrës ku e vogla kishte të shtruar një të afërm. 34-vjeçari ka gjetur mundësinë dhe ka folur me të miturën, të cilën e ka ftuar dhe për kafe. Kjo e fundit ka pranuar dhe ka hipur në makinën e të riut, por ai nuk  ka shkuar në asnjë lokal.

Mjeti ka marrë rrugën drejt Viroit dhe 34-vjeçari ka nisur ta puthë e ta prekë minorenen në zonën intime. Ka qenë vetë 17-vjeçarja e cila ka treguar për ngjarjen në fjalë në shtëpi, pasi familjarët ishin alarmuar për orët e larguara nga banesa.

Nga rrëfimi i vajzës nuk është kuptuar nëse me të riun ka kryer marrëdhënie seksuale në makinë apo vetëm kanë shkëmbyer puthje e prekje. Gjithsesi gjithçka pritet të zbardhet pasi familja e vajzës ka bërë denoncimin dhe ka kërkuar të bëjnë ekspertizën. 34-vjeçari është vënë në pranga, por para policisë ka deklaruar se gjithçka ka ndodhur me dëshirën e të dyve dhe se ajo që ndjente për vajzën ishte ‘dashuri me shikim të parë’.

(F.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet 34-vjecari abuzon me minorenen gjirokaster policia e gjirokastres 34-vjecari abuzon me minorenen gjirokaster policia e gjirokastres

Sondazh

Poll