Aktualitet

Bardhi: Në Kryesi propozova konsensus për Kuvendin Kombëtar, PD s’merret peng

19 Nëntor 2021, 13:36 Nga DOSJA
Bardhi: Në Kryesi propozova konsensus për Kuvendin Kombëtar, PD

TIRANË– Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka pranuar se ai ka kërkuar në Kryesinë e PD-së që të arrihej një marrëveshje në lidhje më datën e mbajtjes së Kuvendit e që mes Partisë Demokratike të mos kishte përçarje por bashkim. Në një reagim zyrtar, Bardhi shton se ka kërkuar që anëtarët e Partisë Demokratike të merrnin një periudhë reflektimi për datën e mbajtjes së Kuvendit Kombëtar. Por, Bardhi shton se është kundërshtuar nga demokratët e tjerë duke e bërë që të mendonte se 11 dhjetori nuk është për Kuvendin e Partisë Demokratike por për interesat personale të ish-kryeministrit Sali Berisha.

“Qëndrimi im në mbledhjen e Kryesisë ka qenë i qartë duke synuar bashkimin dhe jo përçarjen. Për shkak të respektit që kam për kolegun Gent Strazimiri, po konfirmoj se është e vërtetë që në mbledhjen e Kryesisë kërkova që të merrnim të gjithë sëbashku një periudhë reflektimi për të gjetur rrugën që na bashkon dhe jo atë që na ndan. Për këtë propozova pezullimin e vendimmarrjes në mbledhje për të marrë pak më shumë kohë. Për të bashkuar dhe jo për të përçarë u propozova disa prej kolegëve që të kërkonin shtesë të çështjeve që ata mendojnë se duheshin përfshirë në rendin e ditës së Kuvendit Kombëtar, për të përcjellë në rrugë institucionale zërin e pakicës që mendonte ndryshe nga Kryetari.

Ndërsa bëja këtë propozim, kolegën ndërhynë dhe refuzuan propozimin tim, duke ripërsëritur në mbledhje qëndrimin e shpallur paraprakisht nga z. Berisha në konferencë për shtyp se “Kryesia nuk merr dot vendim, Kuvendi do të zhvillohet në datën 11 Dhjetor dhe rendi i ditës është caktuar”. Në këtë moment kam theksuar se kështu provohet që qëllimi nuk është mbajtja e Kuvendit Kombëtar, dialogu mes demokratëve dhe ndërtimi i platformës së përbashkët për rrëzimin e regjimit të Edi Ramës. Me këtë qëndrim kolegët konfirmuan se qëllimi është mbajtja peng e Partisë Demokratike për hallin personal të z. Berisha. Askush nuk ka të drejtë të marrë peng Partinë Demokratike për hallet e tij personale. Problemet personale duhet të mbahen në shtëpi dhe jo të jenë axhendë pengmarrje për Partinë Demokratike. Partia Demokratike është e demokratëve që do të kuvendojnë në Kuvendin Kombëtar të PD më datë 18 Dhjetor 2021. Ky është Kuvendi i bashkimit të demokratëve dhe përgjigja e duhur institucionale ndaj cilitdo që prej më shumë se dy muajve i fryn vetëm zjarrit të përçarjes,”- shkruan bardhi.

Një natë më parë, ish-deputeti i PD-së Gent Strazimiri, në një intervistë me Skype në emisionin Çim Peka Live në Syri Tv, foli për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar. Strazimiri tha se Gazment Bardhi ka qenë i pasinqertë, duke shtuar se Bardhi propozoi që Kryesia të mos merrte vendim.

(f.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore kryesore gazment bardhi gent strazimiri gazment bardhi gent strazimiri

Sondazh

Poll