Aktualitet

Arrestohet specialisti në Gramsh, linte fshatarët e zonës të mbillnin hashash

19 Nëntor 2021, 14:33 Nga DOSJA
Arrestohet specialisti në Gramsh, linte fshatarët e zonës të

GRAMSH – Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat ka arrestuar një specialist të policisë së Gramshit pas akuzave se ka favorizuar kultivimin e lëndëve narkotike në fshatin Kuturqare ku dhe ishte vendosur.

52-vjeçari me iniciale T.R ka lejuar që në fshat të mbillen fidanë dhe bimë narkotike të dyshuara si hashash duke shkelur kështu mbi detyrën.

Njoftimi i plotë:

Drejtoria Rajonale SHÇBA Elbasan, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Rrethit Gjyqësor Elbasan, në kuadër të Procedimit Penal nr. 978, viti 2021, ndjekur me metoda special të hetimit, u bë ekzekutimi i Vendimit Penal datë 16.11.2021 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, e cila ka vendosur të caktojë masën e sigurimit “Arrest në burg”, ndaj:  Inspektor T. R., 52 vjeç, me detyrë N/Specialist për policimin në komunitet në Komisariatin e Policisë Gramsh. Nga kryerja e veprimeve hetimore në kuadër të këtij procedimi penal, ka rezultuar se punonjësi i policisë T. R., në shpërdorim të detyrës ka favorizuar kultivimin e bimëve narkotike në zonën që ai mbulon, pasi në fshatin Kuturqare, Njësia Administrative Sult, Bashkia Gramsh, më datë 15.07.2021 janë konstatuar të mbjella një sasi fidanësh dhe bimësh narkotike të dyshuara Canabis Satiiva, të përmasave të ndryshme. Materialet hetimore i kaluan Prorurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan për veprën penale “Shpërdorim i detyrës”.

(m.k/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet specialisti i zones ne gramsh gramshi shçba arrestohet specialisti i zones ne gramsh gramshi shçba

Sondazh

Poll