Aktualitet

Aksidentohet mjeti i policisë në Bulqizë, rëndë efektivi dhe një tjetër person

19 Nëntor 2021, 13:04 Nga DOSJA
Aksidentohet mjeti i policisë në Bulqizë, rëndë

BULQIZË– Një efektiv i policisë rrugore dhe një tjetër persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti automobilistik. Mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur në Bulqizë, në vendin e njohur si Shupenzë.


Mjeti i Policisë Rrugore është përplasur me një makinë tjetër dhe për pasojë efektivi që ndodhej brenda tij ka mbetur i plagosur bashkë me drejtuesin e makinës tjetër.

Polici mësohet se ndodhet në gjendje të rëndë për jetën dhe është dërguar me urgjencë në spitalin e Dibrës. Ende nuk dihen identitetet e personave të përfshirë në këtë aksident, apo shkaku i përplasjes së mjeteve.

(F.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne bulqize aksidentohet efektivi ne bulqize aksident ne bulqize aksidentohet efektivi ne bulqize

Sondazh

Poll