Aktualitet

Artan Hoxha deklaratë të fortë: Për Dibrën ka prova në video. Kush i ka, le ti nxjerrë

17 Qershor 2019, 20:56 Nga DOSJA
Artan Hoxha deklaratë të fortë: Për Dibrën ka prova

TIRANË– “Për Dibrën nuk ka vetëm prova në audio. Ka prova në video. Duke shpërndarë lekët. Kush i ka, le ti nxjerrë”. Kjo deklaratë e fortë u bë nga gazetari Artan Hoxha në studion e emisionit Opinion. Sipas tij prokuroria i ka pasur në dorë këto fakte që përpara zgjedhjeve, por nuk ka vepruar.

Nga ana tjetër, sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi tha se prokuroria nuk mori masa pasi në të ishte përfshirë kryeministri Edi Rama.

Gazeta Gjermane Bild” ka publikuar sot 16 përgjime në lidhje me dosjen 184. Bisedat telefonike të publikuara nga Peter Tiede, mësohet se janë zhvilluar në 2017 para dhe gjatë ditës së votimit për zgjedhjet lokale. Në përgjime janë kapur disa eksponent të PS, drejtora rajonal, deputet e ish-minsitra, por dhe vet kryeministri Edi Rama. Në telefonat e përgjuara dëgjohen zërat e Ramës, Gjiknurit, Pjerin Ndreut, Artan Gaçit, Arben Keshi, Sali Skura etij. Pas këtij lajmi ka reaguar dhe Prokuroria e Krimeve të Rënda e cila ka nisur hetime për nxjerrje të sekretit hetimor, ndërsa Rama nxit për të nxjerrë të vërtetën deri në fund.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet 16 pergjimet e bild artan hoxha blerja e votave ne diber dosja 184 16 pergjimet e bild artan hoxha blerja e votave ne diber dosja 184

Sondazh

Poll