Aktualitet

FOTOLAJM/ Ky është Arben Keshi, shefi i përgjimeve të BILD

17 Qershor 2019, 16:35 Nga DOSJA
FOTOLAJM/ Ky është Arben Keshi, shefi i përgjimeve të BILD

TIRANË- Arben Keshi është një nga emrat më të përfolur në përgjimet e publikaura sot nga Bild. Emri dhe zëri i tij dëgjohen në shumicën e përgjimeve, pasi ishte i ngarkuari i PS për zgjedhjet në Dibër.

Keshi sipas përgjimeve organizon të gjithë punën dhe deri tek blerja e votave. Dosja.al pas bisedës telefonike që zhvilloi me të ka siguruar dhe foton, e atij që cilësohet si më i rëndësishmi i dosjes 1784.

Gazeta Gjermane Bild” ka publikuar sot 16 përgjime në lidhje me dosjen 184. Bisedat telefonike të publikuara nga Peter Tiede, mësohet se janë zhvilluar në 2017 para dhe gjatë ditës së votimit për zgjedhjet lokale. Në përgjime janë kapur disa eksponent të PS, drejtora rajonal, deputet e ish-minsitra, por dhe vet kryeministri Edi Rama. Në telefonat e përgjuara dëgjohen zërat e Ramës, Gjiknurit, Pjerin Ndreut, Artan Gaçit, Arben Keshi, Sali Skura etij. Pas këtij lajmi ka reaguar dhe Prokuroria e Krimeve të Rënda e cila ka nisur hetime për nxjerrje të sekretit hetimor, ndërsa Rama nxit për të nxjerrë të vërtetën deri në fund.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet 16 pergjimet e bild arben keshi dosja 184 përgjimet e bild 16 pergjimet e bild arben keshi dosja 184 përgjimet e bild

Sondazh

Poll