Aktualitet

I dënuar me 5 vite burg në Itali, arrestohet 52-vjeçari në Tiranë (EMRI)

17 Qershor 2019, 10:54 Nga DOSJA
I dënuar me 5 vite burg në Itali, arrestohet 52-vjeçari në

Tiranë- Një 52 vjeçar i shpallur në kërkim nga drejtësia italiane është arrestuar ditën e sotme nga policia e Tiranës.

Mësohet se në prangat e policisë ka rëndë Bilbil Elezaj, 52-vjeç, pasi është i dënuar me 5 vite burg nga Gjykata e Bolonjës. Ai rezulton i dënuar për kanosje dhe për dhënie pasurie.

Njoftimi:

Tiranë, vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim

Kapet dhe arrestohet me qëllim ekstradimi një tjetër shtetas i kërkuar nga drejtësia italiane.

Nga ana e shërbimeve të Seksionit të Kërkimit pranë Sektorit të Forcës së Posaçme të Operacioneve Speciale dhe Kërkimit, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Interpol Tirana, pas një pune të mirëorganizuar, u bë e mundur kapja e personit të shpallur në kërkim ndërkombëtar, Bilbil Elezaj, 52 vjeç, banues ne Tiranë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim nga ZQK Interpol Tirana, pasi Autoritetet Gjyqësore në Bolonjë / Itali me vendimin nr. SIEP 815/2018 dt. 25. 10. 2018 e kanë dënuar me 5 vjet burg për veprën penale “Kanosja me anë të shtrëngimit për dhënie pasurie” parashikuar nga neni 110 i Kodit Penal Italian.

Veprimet e mëtejshme do të kryhen nga ZQK Interpol Tiranë, me qëllim ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë

(J.V, A.M/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet shqiptari bilbil elezaj arrestohet shqiptari bilbil elezaj

Sondazh

Poll

Aktualitet 17 Qershor 2019, 07:58

Ndahet nga jeta ish-zyrtari i Lartë i SHISH

TIRANË- Është ndarë dje nga jeta, ish-Drejtori i Drejtorisë së Shërbimit Informativ Shqiptar, Agron Ismaili. Ai njihej ndryshe si numri 5 në krye të S...