Aktualitet

Masakra e Matit, gjykata dënon me burgim të përjetshëm Kujtim Koxhën

17 Qershor 2019, 12:40 Nga DOSJA
Masakra e Matit, gjykata dënon me burgim të përjetshëm

MAT- Gjykata e Matit  ka dënuar me burg përjetë Kujtim Koxhën, autorin e masakrës së Matit, i cili në tetor të vitit të kaluar vrau tre persona, mes tyre 2 punëtorë të bashkisë Mat dhe bashkëfshatarin e tyre.

Mësohet se gjykata ka pranuar dënimin e kërkuar nga prokurori i çështjes Abaz Muça me burgim të përjetshëm për të akuzuarin Kujtim Koxha.

Me 11 Tetor të vitit të kaluar, shtetasi Kujtim Koxha, vrau me breshëri automatiku 2 punëtorë të Bashkisë Mat dhe një banor të fshatit Shëlli.

Nga të shtënat e automatikut mbetën të vdekur Erzen Aliaj, Mentor Hoxha dhe Hamit Buci.

Sherri ndodhi në lokalin e fshatit, për një rrugë të pashtruar. Koxha ishte ofenduar nga zyrtarët. Pas kësaj, ai ka ikur në banesë, nga ku u kthye me armë dhe kreu masakrën me 3 të vdekur e 1 të plagosur.

Kujtojmë se Kujtim Koxha me 11 Tetor të vitit të kaluar është konfliktuar me punonjësit e ndërmarrjes së shërbimeve të Bashkisë Mat, të cilët po rikonstruktonin rrugët e fshatit Shëlli. Pas një konflikti verbal, mësohet se Koxha është larguar nga lokali i fshatit për t’u rikthyer më pas me një armë automatik. Koxha hyri ne lokal ku puntorët po drekonin, duke zbrazur një karikatore automatiku. Si pasojë e të shtenave humbën jetën Erzen Aliaj dhe Mentor Hoxha, punëtorë të bashkisë, si dhe Hamit Buci, banor i fshatit Shëlli.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet burg perjete per kujtim koxhen erzen aliaj hamit buci kujtim koxha masakra e matit mentor hoxha burg perjete per kujtim koxhen erzen aliaj hamit buci kujtim koxha masakra e matit mentor hoxha

Sondazh

Poll