Aktualitet

Vetingu i Olsian Çelës mban peng garën për kryeprokuror, vendimi i sotëm i KLP-së

17 Qershor 2019, 11:23 Nga DOSJA
Vetingu i Olsian Çelës mban peng garën për kryeprokuror,

Tiranë- Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka shtyrë afatin për të shqyrtuar kandidatët që janë në garë për pozicionin e Prokurorit të Përgjithshëm të Përkohshëm.

Shkak për këtë është bërë kandidati Olsian Çela, i cili ende nuk i është nënshtruar procesit të Vettingut.

KLP miratoi me 10 vota shtyrjen pa afat për përzgjedhjen e prokurorit të Përgjithshëm të Përkohshëm.

Për mediat, kreu i KLP-së Gent Ibrahimi tha se është dërguar një kërkesë për përshpejtimin e procedurave. 

‘Duhet që të gjithë kandidatët të kalojnë në vetting. Është në rregullore që KLP duhet të presë kur kandidatët kalojnë në vetting, Kemi dërguar një kërkesë për përshpejtimin e procedurave. Mund të mbarojë edhe nesër po ne nuk e dimë, kandidati joprokuror përcaktohet nga ne’, tha ai para gazetarëve.

Ndërkohë kujtojmë se kjo është shtyrja e tretë e verifikimit të kandidatëve për Prokuror të Përgjithshëm

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet gara per prokuror te pergjithshem klp gara per prokuror te pergjithshem klp

Sondazh

Poll

Aktualitet 17 Qershor 2019, 07:58

Ndahet nga jeta ish-zyrtari i Lartë i SHISH

TIRANË- Është ndarë dje nga jeta, ish-Drejtori i Drejtorisë së Shërbimit Informativ Shqiptar, Agron Ismaili. Ai njihej ndryshe si numri 5 në krye të S...