Politike

“Basha, komik kur trash zërin”, Topalli: Mund ta mbajë dhe 3 javë vulën e PD-së

18 Nëntor 2021, 21:22 Nga DOSJA
“Basha, komik kur trash zërin”, Topalli: Mund ta mbajë dhe

TIRANË – Ish-kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli tregon se kreu i PD-së Lulzim Basha ka verifikuar 4200 firmat e delegatëve të kësaj partie për thirrjen e kuvendit në 11 dhjetor. Në studion e “Të Paekspozuarit”, Topalli e quan komike që kryedemokrati Basha po trash zërin, pasi sipas saj, ai e ka kuptuar tashmë fuqinë e ish-liderit historik të Salisë Berisha.

“Ka trashur zërin Luli? Hahaha! Ata kanë çuar një njeri të tyrin dhe kanë verifikuar të gjithë 4200 firmat. Kanë çuar një gazetar dhe kanë marrë të gjithë formularët. Kanë çuar njerëzit për të verifikuar një për një formularët. Janë mbi 65% e delegatëve, madje më e lartë po të mendosh se një pjesë nuk janë fare në Shqipëri. Kjo i ka bërë të trashin zërin, që është komike dhe aq më qesharak bëhet.I ka mbetur edhe tre javë dhe mund të shtrëngojë vulën e tij. Në 11 dhjetor do të ketë një ngjarje të madhe politike. Nuk ka ndodhur të jetë vetë anëtarësia, që në refuzim të kërkesës së liderit, kanë vendosur vetë të mbledhin Kuvendin. Kjo e ka shkarkuar ‘de facto’ Lulzim Bashën”, u shpreh ish-kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë në vitet 2005-2013.

Më tej, ajo ironizoi Bashën duke thënë se ai mund të mbajë vulën e PD-së deri në 11 dhjetor, ku sipas saj ai do të shkarkohet.

“Vulën mund ta mbajë edhe tre javë, por PD do të hyjë në një proces tjetër. Edhe përzgjedhja e datës është një lloj celebrimi i rithemelimit të PD pas tre dekadash. Kanë kaluar vetëm tre muaj dhe gjatë kësaj periudha, e kanë lexuar se cfarë është ai që e quan veten me formim perëndimor. Përjashtoi Belind Këlliçin, kryetarin e gruas, Flamur Nokën, ka përjashtuar kryetarin e degës së Fierit, ka përjashtuar Oerd Bylykbashin dhe sot kërcënon se do të përjashtojë të gjithë partinë. Qenkan dashur shumë vite për të kuptuar identitetin e vërtetë të personit që ka drejtuar të djathtën shqiptare”, përfundoi Jozefina Topalli.

(d.v/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike jozefina topalli kuvendi i 11 dhjetorit lulzim basha sali berisha jozefina topalli kuvendi i 11 dhjetorit lulzim basha sali berisha

Sondazh

Poll