Aktualitet

Akuzohet për kultivim kanabis, shkarkohet nga detyra shefi i komisariatit në Përmet

18 Nëntor 2021, 17:42 Nga DOSJA
Akuzohet për kultivim kanabis, shkarkohet nga detyra shefi i komisariatit

PËRMET– Lirohet përfundimisht nga detyra si drejtor i Përgjithshëm, Petrit Gjokaza. Me urdhër të drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Gledis Nano është larguar nga radhët e bluve të vendit, Gjokaza, i cili ishte pezulluar më parë nga Gjykata për kultivim të lëndëve narkotike.

Në vend të tij është emëruar Bledar Metaj që më parë mbante postin e shefit rendit në Fier, por tashmë është transferuar në Përmet.

Operacioni që solli pezullimin e tij fillimisht nga detyra, u zhvillua për më shumë se 5 muaj nga agjentët e SHÇBA-ve, të cilët zbuluan edhe parcelat e mbjella në zonën e fshatit Zavalan, Përmet.

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet bledar metaj permet petrit gjokaza bledar metaj permet petrit gjokaza

Sondazh

Poll