Aktualitet

EMRAT/ Mashtronin të huajt, shkatërrohet call center-i i polakut në Shkodër

18 Nëntor 2021, 12:23 Nga DOSJA
EMRAT/ Mashtronin të huajt, shkatërrohet call center-i i polakut

SHKODËR– Tetë persona janë vënë në pranga dhe tre tjerë janë shpallur në kërkim, mes tyre dhe një shtetas polak pasi akuzohen për veprat penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Mashtrimi kompjuterik”, “Fshehja e të ardhurave”, “Ushtrimi i një aktiviteti tregtar të paligjshëm”, “Mospagimi i taksave dhe tatimeve” dhe “Punësimi i paligjshëm”.

Vajzat e arrestuara mësohet se ishin punonjëse në një call-center merrej me investimet në bursa kryesisht përmes Elisa Kolndreu, 22 vjeçe, Olda Shpendi, 20 vjeçe, Aishe Baci, 30 vjeçe, Senada Alija, 21 vjeçe, Sonila Alija, 24 vjeçe dhe Ysniela Dalipi, 27 vjeçe si dhe dy djemtë Ervin Osja, 29 vjeç, Nikolin Toma, 26 vjeç telefononin kryesisht shtetas gjermanë e spanjollë dhe nën premtimin se do tu shumëfishonin paratë, i bindnin që tu jepnin të dhënat konfidenciale e të investonin në platformat e tyre.

Platformat me të cilët ata punonin rezultojnë të jenë Vicidial, Forex dhe Exchange. Të treja platformat ishin funksionale brenda ambienteve të një call centeri që rezulton të jetë në pronësi të polakut Pawel Wziontek. Ky i fundit, bashkëjetësuesja e tij Alma Sokoli dhe një mik i identifikuar si Klodian Memo janë shpallur në kërkim. Hetimet vijojnë për verifikimin e të gjitha investimeve në pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme që kanë bërë personat e përfshirë në ketë veprimtari, në koordinim dhe me autoritetet gjermane, spanjolle dhe polake, me qëllim konfiskimin e te gjitha aseteve të përfituara nga kjo veprimtari e paligjshme.

Njoftimi i policisë:

Vihen në pranga 8 persona dhe shpallen në kërkim 3 të tjerë, për mashtrim me anë të platformave dhe programeve kompjuterike. Në vijim të punës gjurmuese dhe hetimeve të kryera për evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e mashtrimeve kompjuterike, nga strukturat e DVP Shkodër, në bashkëpunim me Njësinë “C” për Hetimin e Krimit Kibernetik në Drejtorinë Hetimore në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit dhe Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, u finalizua me sukses operacioni policor “North Forex”, në kuadër të të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

E.K., 22 vjeçe, O. Sh., 20 vjeçe, A. B., 30 vjeçe, S. A., 21 vjeçe, S. A., 24 vjeçe, E. O., 29 vjeç, N. T., 26 vjeç dhe Y. D., 27 vjeçe. Gjithashtu u bë shpallja në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasve P. Ë., 27 vjeç (shtetas polak), A. S., 21 vjeçe (bashkëjetuesja e tij) dhe K. M., 38 vjeç. Këta shtetas, prej një periudhe 1-vjeçare kishin krijuar një skemë që kryesohej nga shtetasi polak P. Ë., i cili kishte rekrutuar si menaxherë shtetasit shqiptar Y. D., K. M. dhe N. T. Kjo skemë ushtrohej në lokacione të ndryshme dhe konsistonte në mashtrimin kompjuterik nëpërmjet programeve dhe platformave të ndryshme si Vicidial, Forex dhe Exchange, në dëm të shtetasve të huaj, kryesisht atyre gjermanë dhe spanjollë. Nga hetimet e deritanishme ka rezultuar se shtetasi P. Ë., me qëllim shmangien e hetimit pas operacionit kombëtar kundër mashtrimeve kompjuterike, kishte bërë çregjistrimin e të gjithë punonjësve dhe kishte vijuar ta ushtronte aktivitetin në fjalë në mënyrë të fshehtë.

Po vazhdojnë hetimet për verifikimin e të gjitha investimeve në pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme që kanë bërë personat e përfshirë në ketë veprimtari, në koordinim dhe me autoritetet gjermane, spanjolle dhe polake, me qëllim konfiskimin e te gjitha aseteve të përfituara nga kjo veprimtari e paligjshme. Njëkohësisht vijon puna për evidentimin e të gjitha subjekteve call center që ushtrojnë aktivitetin e tyre në mënyrë të paligjshme me anë të mashtrimeve kompjuterike, brenda dhe jashtë vendit. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë Shkodër, në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur, për veprat penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Mashtrimi kompjuterik”, “Fshehja e të ardhurave”, “Ushtrimi i një aktiviteti tregtar të paligjshëm”, “Mospagimi i taksave dhe tatimeve” dhe “Punësimi i paligjshëm”.

(f.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet aishe baci alma sokoli elisa kolndreu ervin osja klodian memo nikolin toma olda shpendi operacioni “north forex” pawel wziontek senada alija sonila alija ysniela dalipi aishe baci alma sokoli elisa kolndreu ervin osja klodian memo nikolin toma olda shpendi operacioni “north forex” pawel wziontek senada alija sonila alija ysniela dalipi

Sondazh

Poll

Aktualitet 18 Nëntor 2021, 09:47

Qeveria del në Evropë me maskat që nuk i njeh BE

ITALI– Kryeministri Edi Rama dhe një pjesë e kabinetit të tij kanë shkuar në Itali, për të zhvilluar një vizitë zyrtare, ku edhe ka marrë një pjesë të min...