Aktualitet

Publikohet teza e provimit të matematikës, Boçi kërkon largimin e Shahinit dhe Ramës: Po i merrni në qafë maturantët

17 Qershor 2019, 09:57 Nga DOSJA
Publikohet teza e provimit të matematikës, Boçi kërkon

TIRANË- Maturantwt në të gjithë vendin i janë nënshtruar sot provimit në lëndën e  matematikës. Ish-deputeti i PD Luçiano Boçi ka publikuar tezën e provimit të maturës të lëndës së matematikës, duke thënë e teza ka qarkulluar që në orën 10:00, ende pa u futur nxënësit në provim.

Në një postim në Facebook, Boçi ka kërkuar largimin nga detyra të Ministres së Arsimit, Besa Shahini, pasi sipas tij po i marrin nxënësit në qafë.

Postimi i Luçiano Boçit:

Çfarë i ka ngelur Besës dhe Ramës për të thënë kur teza e matematikës del që në 10.00 ende pa filluar provimi?
Për cfarë do i flasin maturantëve këta derdimenë, dallkaukë e mashtruesë kalibri?!
Për meritë?!
Për drejtësi?!
Për cilësi?!
Pafytyrësia e tyre kalon çdo cak.
Apo për modelin e hajdutërisë, krimit, grabitjes së meritës, pelivanllëkut të poshtër që po e instalojnë që në gjenezë të brezave?!
Këtë po! Këtë e bëjnë çdo ditë me pasion.
Prandaj merreni këtë paçavure!
Merreni e quajeni si të doni.
Fushatë karrikesh, gallatë arsimore, kënetë shkollash, tallje masive maturantësh, poshtërim dijesh…
Por MATURË SHTETËRORE mos e quani më!
Edhe asaj i keni dhënë pamjen e shëmtuar dhe përbuzëse të qeverisjes suaj!
Besa largohu një orë e më parë…
Maturantët nuk janë FBI-ja, por janë e ardhmja e vendit, të cilët sot ju po e merrni në qafë…

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet luciano boci provimi i matematikes publikohet teza e provimit luciano boci provimi i matematikes publikohet teza e provimit

Sondazh

Poll

Aktualitet 17 Qershor 2019, 07:58

Ndahet nga jeta ish-zyrtari i Lartë i SHISH

TIRANË- Është ndarë dje nga jeta, ish-Drejtori i Drejtorisë së Shërbimit Informativ Shqiptar, Agron Ismaili. Ai njihej ndryshe si numri 5 në krye të S...