Politike

Gjiknuri mbledh grupin për ndryshimin e statutit të PS: Riorganizim për zgjedhje

17 Nëntor 2021, 19:15 Nga DOSJA
Gjiknuri mbledh grupin për ndryshimin e statutit të PS: Riorganizim

TIRANË– Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri ka mbledhur sot grupin e punës të ngritur për ndryshime dhe përmirësime në statutin e Partisë Socialiste. Duke publikuar disa foto nga takimet në rrjetet e tij sociale, Gjiknuri deklaron se diskutimi ka nisur paralelisht për t’u intensifikuar pas përfundimit të analizës së rezultatit të zgjedhjeve të 25 Prillit.

Ai thekson se përmirësimet në statut, do të synojnë riorganizimin e strukturave të partisë me synim maksimalizimin e rezultatit elektoral në zgjedhjet e ardhshme, si ato lokale, ashtu edhe ato parlamentare.

“Filluam sot procesin e diskutimit në grupin e punës për ndryshime dhe përmirësime në Statutin e Partisë Socialiste. Proces diskutimi i cili po ecën paralelisht dhe do të intensifikohet me përfundimin e analizës së rezultatit të marrë në zgjedhjet parlamentare të 25 Prillit. Përmirësimet në Statut do të synojnë riorganizimin e strukturave të partisë me synim maksimalizimin e rezultatit elektoral në zgjedhjet e ardhshme lokale dhe parlamentare”, shkruan ai.

POSTIMI I PLOTË:

Në mbledhje marrin pjesë Eridian Salianji, Blerina Gjylameti, Blendi Klosi, Klotidla Bushka dhe Alket Hyseni.

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike damian gjiknuri ndryshimet ne statutin e ps ps damian gjiknuri ndryshimet ne statutin e ps ps

Sondazh

Poll