Politike

“Mbështesim hapjen e negociatave për Shqipërinë”, Di Maio: Mesazh besimi për rajonin

17 Nëntor 2021, 17:50 Nga DOSJA
“Mbështesim hapjen e negociatave për

ROMË – Ministri i Jashtëm italian Luigi Di Maio konfirmoi sërish mbështetjen e qeverisë së Italisë për hapjen e negociatave të vendit tonë me BE-në para përfundimit të këtij viti. Në daljen e përbashkët që pati me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, teksa ky i fundit vizitoi Italinë, Di Maio theksoi se është me rëndësi që palët t’i përkthejnë objektivat strategjik në rezultatete konkrete. Ai çmoi kontributin e Italisë në zhvillimin e vendit tonë.

“Drejtuam mbledhjen e parë të Komitetit të Përbashkët të Përhershëm për çështjet ekonomikë dhe sociale, që e kishim lançuar para një viti kur isha për vizitë në Tiranë. Si objektiv kemi përforcimin e marrëdhënieve tona për të hedhur një hap më cilësor në bashkëpunimin tonë. Kjo rëndësi strategjike nuk vjen vetëm nga lidhja jonë që kemi, por dhe përkatësia në BE. Konfirmoj mbështetjen tonë për Shqipërinë dhe popullin shqiptar në rrugën drejt BE.  Mbështesim hapjen e negociatave për anëtarësim para fundit të vitit. Kjo do të jepte një mesazh besimi për të gjithë rajonin  e Ballkanit. Shkëmbimi që patëm sot në komitet ka qenë frytdhënës. Kemi objektiv që në muajt e ardhshëm ti kemi operative idetë dhe sot ramë dakord për një plan veprimi për të gjitha angazhimet që kemi ndërmarrë në të gjitha sektorët, infrastrukturë dhe tranzicion ekologjik. Italia është klienti i parë i Shqipërisë, kjo na bën krenare. Tema e tranzicionit ekologjik dhe ndërhyrja që ka bërë Italia, prania në tregun shqiptar dhe perspektiva nëpërmjet linjës së interkonjeksionit Shqipëri- Mali i Zi na çojnë në këtë drejtim”, u shpreh para mediave ministri i Jashtëm italian Luigi Di Maio.

LAJMI KRYESOR: VIDEO- Rama në Itali, kërkon njohjen e pensioneve nga Draghi (Konferenca)

(d.v/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike edi rama vizite ne itali hapja e negociata per shqiperine luigi di maio edi rama vizite ne itali hapja e negociata per shqiperine luigi di maio

Sondazh

Poll