Politike

Rama: Uroj që ambasasori italian të mos e lërë Shqipërinë pa pasaportën shqiptare

17 Nëntor 2021, 17:56 Nga DOSJA
Rama: Uroj që ambasasori italian të mos e lërë

ROMË – Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama mbylli ditën e sotme me ministrin e Jashtëm të Italisë Luigi Di Maio, me të cilin drejtuan mbledhjen e parë Komitetit të Përbashkët Shqipëri-Itali. Pas fjalës së ministrit Di Maio, Rama shprehu gëzimin dhe mirënjohjen për bashkëpunimin e mirë dhe të vazhdueshëm mes dy qeverive. Gjithashtu, ai mirëpriti Di Maion vitin e ardhshëm në vendin tonë. Kryeministri premtoi se qeveria shqiptare do të nisë menjëherë nga puna për projektet e përbashkëta mes dy vendeve në fushat e: sigurisë, drejtësisë, infrastrukturës, ekonomisë detare, etj.

“Faleminderit ministër, i dashur Luigi. Një mbyllje domethënëse e kësaj dite, ku mundëm të trajtonim tema konkrete, veprime konkrete dhe të verifikonim rrugëtime konkreti në drejtime me interes të përbashkët. Jam shumë i kënaqur për këtë ditë. Filloi në kryeministri dhe vazhdoi me takimet bilaterale të ministrave dhe atyre që nuk janë këtu, po që përfaqësojnë kolona të bashkëpunimit Itali -Shqipëri për drejtësi, sigurinë duke arritur në këtë përfundim të përbashkët. Jam shumë i bindur që do të sjellë rezultate konkrete vitin e ardhshëm. Shpresoj të jem vitin tjetër prezent këtu. Mirëpresim ty dhe të gjithë ministrat e përfshirë për të vazhduar punën së bashku për ‘javën italiane’ që duam ta organizojmë qershorin e ardhshëm. Nuk dua të hyj në hollësi se nuk dua të lodh ata që na kanë ndjekur në këtë punë duke marrë shënime e duke ndihmuar para dhe pas si dhe ambasadorin e shkëlqyer italian në Shqipëri. Në fund të misionit të mos e lërë Shqipërinë pa marrë pasaportën shqiptare si një mik tjetër në rangjet të larta. Faleminderit Luigi, Fabrizio! Do të punojmë që nesër nga hekurudha, ekonomia detare, infrastruktura, , energjia, bujqësi, ekologjia, kultura, sigurisht pa harruar që thamë më parë për këto shtylla që kanë karakterizuar si pikë shumë të rëndësishme të përbashkët si drejtësia, siguria”, përfundoi fjalën e tij kryeministri i Shqipërisë Edi Rama.

LAJMI KRYESOR:VIDEO- Rama në Itali, kërkon njohjen e pensioneve nga Draghi (Konferenca)

(d.v/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike edi rama ne itali luigi di maio edi rama ne itali luigi di maio

Sondazh

Poll