Politike

Basha-demokratëve: Kemi vetem 2 zgjidhje, mund të shpallemi parti ‘non grata’

17 Nëntor 2021, 16:40 Nga DOSJA
Basha-demokratëve: Kemi vetem 2 zgjidhje, mund të shpallemi parti

TIRANË- Kryedemokrati ka deklaruar ditën e sotme se kanë vetëm dy zgjidhje në lidhje me situiatën e krijuar në Partinë Demokratike. Gjatë mbledhjes me kryetarët e dëgëve në PD, Basha tha se ose ata duhet të jenë një parti e pranuseshme për Perëndimin dhe SHBA-në, ose të shpallen një parti ‘non-grata’. Ai gjithashtu tha se PD-ja nuk mund të shfrytëzohet për interesa personale.

“Kemi përgjegjësinë historike, përpara demokratëve dhe shqiptarëve, që të mos lejojmë që partia që në 1992 erdhi në pushtet në partneritet të ngusht me Shtetet e Bashkuara, që ndërtoi lidhjet më të forta me partnerët perëndimorë, të mos përfundojë non grata. Ky është thelbi që disa përpiqen të fshehin nga gjithë kjo histori, si nga ata që e shfrytëzojnë këtë moment për interesa personale, por edhe nga ata që duan të dëmtojnë Partinë Demokratike. Prandaj të jetë e qartë për të gjithë, ose ne do të jemi një parti e pranueshme për Perëndimin dhe Shtetet e Bashkuara, mikun tonë të madh, ose do të jemi një parti non-grata. Nuk ka zgjidhje tjetër dhe kushdo me mend në kokë e kupton që është ekzaktësisht kështu,” theksoi Basha.

LAJMI KRYESOR: Kuvendi Kombëtar i PD/ Basha mbledh kryetarët e degëve në seli, zbulohet motoja

(I.A/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike basha me kreret e degeve lulzim basha basha me kreret e degeve lulzim basha

Sondazh

Poll