Aktualitet

Zjarr në një apartament në katin e dytë të pallatit te Fresku, tre të lënduar

17 Nëntor 2021, 17:31 Nga DOSJA
Zjarr në një apartament në katin e dytë të pallatit te

TIRANË– Kati i dytë i një pallati është përfshirë nga flakët në zonën e njohur si “Fresku” në Tiranë, në rrugën ‘Fadil Deliu’. Tre banorë të pallatit, mes tyre dhe një fëmijë, kanë mbetur të lënduar nga flakët dhe janë dërguar në spital, ku edhe vuajnë pasojat e asfiksimit nga tymi. Megjithatë nuk janë shënuar viktima, pasi nga Policia e Shtetit lidhur me shkaqet e zjarrit raportohet vetëm për dëme materiale.

Ndërkohë që në vendin e ngjarjes, për fikjen e flakëve është dashur ndërhyrja e katër forcave zjarrfikëse, të cilat kanë bërë të mundur edhe evakuuimin e banorëve nga pallati ndërmjet shkallëve të jashtme. Ndërsa më pas kanë punuar për shuarjen e flakëve që mendohet se kanë nisur për shkak të një bombule gazi.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE: 

Zjarri në pallat tek Fresku, vajza e panikosur: S’gjej nënën, është bllokuar brenda

Zjarri te Fresku, të lënduar lehtë tre persona

Policia: U bë evakuimi i banorëve të pallatit, s’ka të lënduar, vetëm dëme materiale

Zjarri tek pallati në Fresk, zjarrfikësit nxjerrin një fëmijë nga shtëpia që digjej

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet tirane zjarr ne tirane tirane zjarr ne tirane

Sondazh

Poll