Aktualitet

Pse ndodhi vrasja e fëmijës? Mjekët: Personat problematikë duhen mbajtur në vëzhgim

17 Nëntor 2021, 19:54 Nga DOSJA
Pse ndodhi vrasja e fëmijës? Mjekët: Personat problematikë

TIRANË- Në maj të vitit 1992 në fshatin Libofshë të Fierit u krye dënimi i fundit me vdekje në Shqipëri të dy vëllezërve që shuan një familje për grabitje. Për ironi të fatit po në Fier vrasja e 8 vjecarit ka shkaktuar revoltën e shoqërisë shqiptare, të cilët kërkojnë rikthimin e dënimit me vdekje.

“Të varet në mes të qytetit. Jam shumë e tronditur. Nipin dhe mbesën nuk e lëshoj nga dora nga këto raste”, shprehet qytetarja.

Por ekspertët mbështesin mbrojtjen e të drejtave të njeriut, të drejtës së jetës sipas marrëveshjeve me Bashkimin europian. Ndërsa vënë në dukje problematikat e institucioneve shtetërore që lejojnë ngjarje të tilla të ndodhin edhe të përsëriten.

Alban Duraj, avokat: Ne kemi ligje të mira, por niveli i zbatimit është mjeran. Merren vendime qesharake. Problem i rëndësishëm është edhe financimi. Ne hedhim para për rrugë. Por shteti kursehet te fëmija. Të krijohet një database për krimet seksuale. Këta persona janë me rrezikshmëri të lartë.

Për psikologen ligjore Arjana Mucaj ngjarja është e paralajmëruar, teksa papunësia, varfëria, varësia nga alkooli dhe lëndët narkotike janë plagët e shoqërisë shqiptare që ndikojnë në krime të tilla.

Arjana Mucaj, psikologe ligjore: Një person me precedent penal, problematik në lagje duhet të ketë vigjilencën shumë të lartë të pjesëtareve të asaj zone. Sepse rreziku për të përsëritur veprimin është shumë i madh sepse ne çalojmë te rehabilitimi i këtyre individëve pasi mbarojnë dënimin. Ky është problemi kryesor. Është e rëndësishme që të marr dënimin maksimal.

Marrë nga Top Channel

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet alban duraj arjana muçaj klodian çalamani mateo vasiu vritet i mituri ne fier alban duraj arjana muçaj klodian çalamani mateo vasiu vritet i mituri ne fier

Sondazh

Poll