Aktualitet

HORRORI në Fier! Përcillet mes lotësh Mateo, banorët: E ka përdhunuar (ZHVILLIMET)

17 Nëntor 2021, 07:20 Nga DOSJA
HORRORI në Fier! Përcillet mes lotësh Mateo, banorët: E ka

FIER– Në familjen Vasiu në fshatin Grecalli të Fierit ka pllakosur zia një ditë pasi ‘monstar e Fierit’ Klodian Çalamani vrau pa mëshirë dhe groposi në oborrin e shtëpisë së tij, pranë tualetit, të voglin Mateo Vasiu. Vetëm 8 vjeç, vogëlushi është përcjellë mes lotësh e dhimbjes së madhe për në banesën e fundit, e ndërsa shokët e klasës kënë vënë lule mbi bankën ku Mateo ulej çdo ditë, e sot mungon. Bashkëngjitur luleve, të vegjlit që mësojnë në shkollën “Thanas Ikonomi” kanë vendosur edhe isa nga vizatimet që për si autor kanë duart e Mateos.

Dosja.al ka sjellë pamje nga shtëpia e familjes Vasiu, në dyert të cilës qëndrojnë dy efektivië policie për arsye sigurie. Njerëz të veshur me të zeza e me lule në duar futen pranë shtëpisë për të dërguar ngushëllimet për humbjen e madhe. në dëshmitë e tyre banorët kanë rrëfyer se kjo nuk ishte hera e parë që Klodian Çalamani e bënte diçka të tillë. Një grua tregoi se e kishte parë edhe kur 38-vjeçari kishtë marrë Mateon e vogël dhe e kishte futur në banesë, por kishte menduar se e kishte marrë siç bënte gjithmonë. Jo shton më tej se shumë djem të vegjël, Çalamani i fuste në banesë e rrinte me ta. Me lot në sy. Një burrë ka ttreguar se Çalamani i kishte përdhunuar gruan, por askush nuk ka reaguar dhe nuk e ka dënuar atë për krimin e kryer, pavarësisht se denoncimi është bërë. Një tjetër banor hodhi dyshimet se i vogli mund të ishte përdhunuar fillimisht e më pas të jetë vrarë. Familjarët dhe banorët e fshatit nuk duan dënim për Çalamanin, ata duan dënim me vdekje pse varje në mes të qytetit të Fierit.

Spitali Psikatrik i Vlorës ka bërë të ditur se Çalamani nuk ka asnjë kartelë mjekësore në atë instititucion si dhe nuk është trajtuar asnjëherë për shërbime mjekësore. Autori i ngjarjes, Klodian Çalamani jetonte i vetëm në fshatin Grecalli në një banesë me vetëm një dhomë në kushte shumë të vështira ekonomike, kishte arsim minimal, vetëm 4 klasë shkollë si dhe ishte dënuar me burgim për përdhunim. Në polici autori ka pranuar krimin ka treguar se ka vepruar i vetëm si për vrasjen e fëmijës ashtu edhe për groposjen e trupit. Policia ka referuar materialet hetimore në Prokurori për veprën penale “vrasje me dashje e kryer ndaj një të mituri”

Ai ka thënë se Mateo Vasiu e kishte ofenduar e se për këtë arsye ai e kishte qëlluar me lopatë pas koke. Trupin ia kishte mbuluar me baltë në një gropë që kishte hapur pranë tualetit të jashtëm, në oborrin e shtëpisë ku jetonte vetë. Ngjarja u zbulua nga policia pasi e ëma dha alarmin për zhdukjen e 8-vjeçarit. Pasi e kishte nisur për në shkollë, Mateo nuk kishte shkuar kurrë në destinacion. Florida Vasiu ishte lajmëruar për mungesën e të birit dhe ka shkuar në Komisariatin e Fierit në orën 15:30 ku ka firmosur denoncimin për zhdukjen e tij. Duke marrë parasysh faktin që 38-vjeçari ishte i fundit që u pa duke komunikuar me të miturin, Policia shkoi së pari në banesën e tij. Në oborr njëra pjesë ishte punuar, ndërsa brenda ishte dhe biçikleta e marrë nga i mituri. Aty u zbulua dhe krimi që tronditi të gjithë Shqipërinë…

Reagime ka pasur edhe nga ana e politikës. Kryeministri Edi Rama doli në një konferencë urgjente në aeroportin e Rinasit para se të nisej për në Itali, përmes të cilës kërkoi dënim maksimal. Bashkëpunëtor në krim, Rama bëri edhe gjyqtarët që kishin lejuar lirimin e Çalamanit nga burgu. E ndërsa dënimi me vdekje, sipas Ramës, nuk i eviton të tilla ngjarje. Kryebashkiaku Armando Subashi tha se Bashkia Fier ishte përpjekur ta integronte në shoqëri Çalamanin duke i ofruar punë, të cilën 38-vjeçari e ka braktisur. Në orën 12:00, Subashi propozon që në të gjithë Shqipërinë të mbahet një minutë heshtje në nderim të vogëlushit Mateo që sot nuk jeton më.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

 

Mamaja e Mateos shkon në oborrin ku monstra kishte varrosur 8-vjeçarin: O zot i madh

Ngjarja që tronditi Shqipërinë, vrasja e Mateo Vasiut pasqyrohet dhe në Greqi

ME VIDEO: Momenti i fundit gjallë! Me xhup të kuq, pamjet që zbuluan vrasjen në Fier

Tani s’do i prekë më askush! Lodrat e preferuara të 8-vjeçarit ende në oborr

Familjarët e 8-vjeçarit tentojnë të kalojnë gardhin tek banesa e Çalamanit

Asnjë ‘pikë’ pendese! Çalamani vrau të miturin,para hetuesëve thotë veç një fjalë…

Vrau 8-vjeçarin në Fier, Prokuroria kërkon arrest në burg për Klodian Çalamanin

Vrasja e Mateos! Policia e Fierit: Autori e goditi me kazmë në kokë 8-vjeçarin

Vrasja e Mateos në Fier, Basha: Jam i tronditur! Këmbanë alarmi për shtetin shqiptar

Deklaratat e banorëve! SHÇBA: Kemi nisur hetimet për policinë e Fierit

‘Më tha do të tregoj një sekret’/ Tezja e Mateos: Pashë fotot e nipit të masakruar

Po pinte raki! Policia i shkoi në banesë, autori në Fier: Pse, çfarë ka Mateo?

Vrasja e Mateos/ Bashkia e Fierit mban 1 minutë heshtje, ndizen qirinjtë

Vrasja në Fier, Meta: Krim makabër! Thirrje alarmuese për institucionet

Vrasja në Fier! Kushi: Sot në klasë mungoi ëngjëlli i vogël, nuk u mbrojt dot

‘Çohu Enver, pushkatoje’/Mes lotëve, përcillet në banesën e fundit 8-vjeçari në Fier

Tragjedia në Fier, Subashi: Në orën 12:00 të mbahet 1 minutë heshtje, solidarizohuni

Balla: Dënim maksimal për kalbësirën! Miratuam ndihmë financiare për familjen

Me lule në duar, gruaja e pikëlluar mezi qëndron në këmbë pas vrasjes së Mateos

VD- Ende hapur! Kjo është grupa ku monstra e Fierit futi Mateon, pranë tualetit

FOTOJA- Ky është i vogli Mateo, u vra dhe u mbulua me baltë nga ‘mostra e Fierit’

Tronditëse! Banori: Mateo mund të jetë përdhunuar fillimisht, e më pas të jetë vrarë

PREKËSE! Banka e Mateos bosh, shokët e klasës i vendosin buqetën me lule

Pa kur mostra e Fierit mori Mateon, gruaja: Mendova si gjithmonë, s’e dija që….

Shokon banori: Klodian Çalamani më përdhunoi gruan, e denoncova e s’i bënë gjë

(A.B;F.M/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet klodian çalamani mateo vasiu vritet i mituri ne fier klodian çalamani mateo vasiu vritet i mituri ne fier

Sondazh

Poll

Aktualitet 17 Nëntor 2021, 18:26

Zjarri te Fresku, të lënduar lehtë tre persona

TIRANË- Nga zjarri në katin e dytë të një pallati në zonën e njohur si ‘Fresku’ në Tiranë janë lënduar lehtë tre persona. Mësohet se tre të lën...