Aktualitet

Letra e të burgosurve të Rrogozhinës për Ministrinë e Drejtësisë: Kërkojmë AMNISTI!

17 Nëntor 2021, 19:33 Nga DOSJA
Letra e të burgosurve të Rrogozhinës për Ministrinë e

RROGOZHINË- Të burgosurit e burgut të Rrogozhinës kanë dërguar ditën e sotme një letër Ministrisë së Drejtësisë, ku edhe kanë paraqitur kërkesën e tyre për aministi. Në letër ata shprehen duan që të lirohen pasi e kanë vuajtur më shumë se 3/4 e dënimit, duke shtuar se kaosi nëpër Gjykata për shkak të mungesës së magjistratëve, ka ndikuar edhe në qëndrimin e tyre në burg. 

Pjesa më e madhe e të dënuarve kanë bërë më shumë se 3/4 e dënimit, gjë qe na jep mundësinë neve t’ju drejtohemi ju për një amisti ose fale të dënimit, njësoj sikur po fitojmë në Gjykatë, kushtin apo shërbimin e provës. Duke ju referuar 1 viti e gjysmë pa takime, humbje të familjarëve nga Covid-19 apo nga sëmundje të tjera, mos prezenca në morte për një vit e gjysmë, rregullore e ashpër, ndërhyrje e lejeve, kufizimi i takimeve të gjata kur është e drejta jonë të bëhemi prindër dhe të krijojmë familje,“-shkruajnë ata ndër të tjera. 

Letra e plotë:

Drejtuar ministrisë së Drejtësisë.

Shpresojmë të na mirëkuptoni në kërkesën tonë, duke gjetur hapësirë në ligjet e Kushtetutës dhe duke ju përshkruar aktualitetin në burgjet e Shqipërisë. Ju jemi drejtuar juve për humanizëm. Shteti ynë është në luftë me korrupsionin, me kovid-19. Gjykatat janë në kaos prej 8 vitesh, gjykata e lartë është jashtë funksionit, dosjet janë shtuar, ne po na mbaron burgu me vendimet e apeleve. Na është hequr me pa të drejtë rishikimi i vendimit në këto gjykata. Nuk ja vlen pritja për kërkesa drejtuar gjykatave sepse kur dalin datat na mbaruar dënimi.

Pjesa më e madhe e të dënuarve kanë bërë më shumë se 3/4 e dënimit, gjë qe na jep mundësinë neve t’ju drejtohemi ju për një amisti ose fale të dënimit, njësoj sikur po fitojmë në Gjykatë, kushtin apo shërbimin e provës. Duke ju referuar 1 viti e gjysmë pa takime, humbje të familjarëve nga Covid-19 apo nga sëmundje të tjera, mos prezenca në morte për një vit e gjysmë, rregullore e ashpër, ndërhyrje e lejeve, kufizimi i takimeve të gjata kur është e drejta jonë të bëhemi prindër dhe të krijojmë familje. Ngushtimi në rregullore për shtrime në spitalin e burgut, shtetërore ose privat dhe kjo është realiteti i dhimbsur për fatin tonë të keq. Ju drejtohemi juve si ministri e drejtësisë të mendoni me humanizëm për të dënuarit duke na ndihmuar me amisti ose falje si bashkëatdhetarë.

Ndërkohë që vetëm pak ditë më parë nisi dhe një grevë për të njëjtën arsye nga burgu i Peqinit dhe ai i Burrelit, por ndaj të burgosurve nuk u dha asnjë përgjigje zyrtare.

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet burgu i rrogozhines burgu i rrogozhines

Sondazh

Poll

Aktualitet 17 Nëntor 2021, 18:26

Zjarri te Fresku, të lënduar lehtë tre persona

TIRANË- Nga zjarri në katin e dytë të një pallati në zonën e njohur si ‘Fresku’ në Tiranë janë lënduar lehtë tre persona. Mësohet se tre të lën...