Aktualitet

Krimi makabër në Itali/ Babai vrau të birin 10 vjeç, e ëma zbuloi e para kufomën

17 Nëntor 2021, 19:37 Nga DOSJA
Krimi makabër në Itali/ Babai vrau të birin 10 vjeç, e

ITALI – Vrasja e tmerrshme e 10-vjeçarit Mattias nga babai i tij Mirko Tonkov ditën e djeshme ka shokuar opinionin publik në Itali dhe Shqipëri. Vogëlushi, i cili jetonte me nënën e tij shqiptare Mariola Rapaj u godit me thikë në fyt nga babai, i cili ishte arratisur nga spitali i Romës.

Për mediat italiane, fqinjët raportojnë se e ëma e gjeti trupin e të birit pasi u kthye nga puna dhe ulërimat e saj alarmuan fqinjët, të cilët njoftuan menjëherë policinë

“Nëna sigurisht është në gjendje shoku, sepse sapo ka humbur të birin. Aktualisht po hetojmë ngjarjen e rëndë. Në banesë ishte edhe i ati, që e kishte të ndaluar t’i afrohej gruas dhe djalit”, bëjnë me dije hetuesit e çështjes në mediat fqinje.

Tonkov kishte marrë urdhër nga gjykata që të mos i afrohej gruas dhe djalit të tij. Pasi u arratis nga spitali i Romës ku mjekohej nga koronavirusi, 44-vjeçari mori të birin nga shkolla në orën 13:30. Pasi hapi derën e shtëpisë, Mirko i preu fytin të birit.

Dy orë më vonë  mbërriti e ëma e vogëlushit. Policia e gjeti më pas autorin në njërën prej dhomave të shtëpisë së Mariolës në gjendje të pavetëdijshme.

Shtetasi polak kishte ushtruar dhunë të vazhdueshme ndaj bashkëshortes së tij dhe gjykata kishte dhënë urdhër që ai të mos u gruas dhe djalit. Por, fatkeqëisht, gjithçka ka rezultuar e kotë për Mattiasin dhe familjen e tij.

Horror në Itali/Babai arratiset nga spitali Covid, i pret fytin 10-vjeçarit shqiptar

(d.v/dosja.al)

 

 

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet babai vret djalin italia babai vret djalin italia

Sondazh

Poll

Aktualitet 17 Nëntor 2021, 18:26

Zjarri te Fresku, të lënduar lehtë tre persona

TIRANË- Nga zjarri në katin e dytë të një pallati në zonën e njohur si ‘Fresku’ në Tiranë janë lënduar lehtë tre persona. Mësohet se tre të lën...