Politike

Rama nga Italia: I kërkova Draghit njohje të pensioneve shqiptare në Itali

17 Nëntor 2021, 12:05 Nga DOSJA
Rama nga Italia: I kërkova Draghit njohje të pensioneve shqiptare

TIRANË– Kryeministri Edi Rama bëri të ditur nga Italia se i ka kërkuar Draghit që të njohë pensionet e shqiptarëve në shtetin fqinj. Gjatë konferencës së përbashkët me kryeministrin e Italisë, Mario Draghi, Rama tha se në Itali ka shumë shqiptarë që punojnë e që paguajnë kontributet ndaj do ishte mirë nëse njohja e pensioneve do aprovohej.

‘Çdo gjë që ndodh në Ballkanin Perëndimor, si në të mirë apo në të keqe, ka një ndikim të menjëhershëm në Bashkimin Evropian. Jashtë këtij kufiri të brendhshëm janë gjashtë shtete që jetojnë në zemër të këtij bashkimi. I kërkova njohje të shpejtë të pensioneve shqiptare në Itali. Ka shumë shqiptarë që punojnë këtu dhe paguajnë kontribute në shtetin italian. Kemi mundësi të mira për të zhvilluar projekte që tu drejtohen më shumë të rinjve, të tërheqin të rinjtë drejt një sistemi edukimi të lartë siç ka Italia. Siç është edhe ajo e policisë apo e magjistraturës, çështje të ligjit, të së drejtës. është bërë shumë, Italia ka qenë protagoniste dhe ka pasur një rol kryesor gjatë këtij kalimi të dhimbshëm dhe jo të thjeshtë nga një fazë diktatoriale. Nuk do të jetë e mundur që ta shprehim me fjalë mirënjohjen tonë kundrejt të gjithë këtyre gjërave që na ka dhënë Italia. Pensionet janë një e ardhme që do të nalidhin gjithmonë e më tepër. Italia është një vend i zhvilluar, kurse Shqipëria një vend më i vogël. Sidoqoftë duhet gjetur një mënyrë për të avancuar mes këtyre dy vendeve. Pasi të jemi organizuar së bashku do të kemi një javë që do të festojmë gjithçka që na lidh me Italianë.’– tha Rama.

LAJMI KRYESOR: VIDEO- Rama në Itali, kërkon njohjen e pensioneve nga Draghi (Konferenca)

(F.m/dosja.a)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike edi rama edi rama ne itali edi rama edi rama ne itali

Sondazh

Poll