Politike

Integrimi, Rama e Draghi: Bjellorusia nuk ndikon, s’ka ndarje mes Shqipërisë e MV

17 Nëntor 2021, 12:02 Nga DOSJA
Integrimi, Rama e Draghi: Bjellorusia nuk ndikon, s’ka ndarje mes

ITALI-Kryeministri Mario Draghi u shpreh gjatë konferencës së përbashkët me Edi Ramën, se Integrimi i Ballkanit Perëndimor nuk është diçka që varet nga shkaqet rrethanore. Ndërsa, kryeministri Edi Rama tha se integrimi Europian i vendeve që nuk janë anëtare është i lidhur me dinamikat e brendshme të vendeve të ndryshme, mirëpo Italia nuk e ka pasur asnjëherë diskutimin e brendshëm. Rama dhe Draghi ranë dakord se nuk ka ndarje mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut pasi është proces i vështirë.

Pyetje: A mund të ndikojë situata e tensionit në kufirin me Bjellorusinë në procesin e zgjerimit dhe çeljen e negociatave me Shqipërinë e Maqedoninë së Veriut?

Mario Draghi: Integrimi i Ballkanit Perëndimor nuk është diçka që varet nga shkaqet rrethanore. Është shkruar në të ardhmen e BE-së. Ç’ka po ndodh në Bjellorusi nuk ka ndikim në këtë proces. Italia nuk mendon se duhet të ndikojë në këtë proces. Nuk mendoj se dhe vendet e tjera e mendojnë kështu. Nuk kam pasur ndonjë informacion për mbledhje të jashtëzakonshme. Tani emigratët po përdoren si instrument I politikës së jashtme” tha kryeministri Italian në konferencën e përbashkët me kryeministrin Edi Rama sot në Romë.

Edi Rama: Më është dashur të mësoj personalisht që integrimi europian i vendeve që nuk janë anëtarë është e lidhur me dinamikat e brendshme të vendeve të ndryshme, ndërsa Italia asnjëherë nuk kanë pasur një diskutim brendshëm. Siç do të thoshte legjendari Donald Trump. Kjo është ça është por ne nuk mund ta ndryshojmë. Ajo çka mund të bëjmë është se të vazhdojmë të bëjmë  të njëjtën gjë. Rruga për integrimin në BE nuk e bëjmë se na kanë kërkuar nga Parisi, Berlini apo Roma, por është pjesë e borxhit që I kemi brezave të rinj. Ka qenë ëndrra e të gjithëve ne dhe etërve themelues që kanë synuar. Ne do vazhdojmë atë që jemi duke bërë. Italia është partner absolutisht I pazëvendësueshëm për të kuptuar më mirë dhe për të përparuar më shpejt në rrugët e duhura. Zgjerimi është fati i BE- së, nësë BE do të përmbyllë projektin e etërve themelues”

Pyetje: A mund të ketë ndarje të Shqipërise dhe Maqedonisë së Veriut në këtë proces?

Mario Draghi: Integrimi i Ballkanit Perëndor është një proces që i sheh vendet së bashku. Duhet të konsiderojmë që dhe integrimi i Maqedonisë së Veriut është i rëndësishëm. Integrimi i Ballkanit Perëndimor është një proces që i sheh vendet të gjitha së bashku. Duhet të konsiderojmë se edhe integrimi i Maqedonisë së Veriut është i rëndësishëm. Cilët janë hapat që do të bëjë Italia sot? Është herët për ta thënë, do kapërcehen dora-dorës. Jam optimist. Zgjerimi i parë i BE për shumë vende që tani konsiderohen si partnerë të rëndësishëm u është dashur shumë vite, vërtet. është diçka që bëhet duke ju përgjigjur çështjeve të politikës së jashtme, çështjeve të lidhura me emigracionin apo aksidentet ndërkombëtare. Është stretegji afatgjatë që përkufizon identitetin e BE.

Edi Rama: Nuk varet nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut. Nuk ka rëndësi do kemi apo jo një datë por çdo ditë të jemi në lartësinë e duhur në çastin e  duhur që BE të gjejë rrugën për ta mbajtur fjalën. Preëj dy vitesh duhet të kishim filluar këtë proces dhe nëse kjo nuk ndodh i përket BE të marrë përgjegjësinë. Ne i kemi bërë detyrat tona jo për BE por për veten tonë. Çdo çast ne jemi të gatshëm  për tu ulur në tryezë. Ndarja e Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut është një proces i vështirë, ka pasur zgjedhje në Bullgari dhe do shohim pozicionin që do mbajë qeveria e re bullgare dhe parlamenti bullgar. Dhe do të shohim deri ku do arrijë efekti i të gjitha presioneve që janë bërë në nivele të ndryshme në lidhje me Bullgarinë. Nuk është vetëm Italia që shtyn por janë dhe Franca dhe Holanda që janë në vijë të parë në këtë përpjekje për të bindur Bullgarinë që të heqë veton e saj.

LAJMI KRYESOR:VIDEO- Rama në Itali, kërkon njohjen e pensioneve nga Draghi (Konferenca)

(f.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike edi rama edi rama ne itali mario draghi edi rama edi rama ne itali mario draghi

Sondazh

Poll