Politike

“Ka vetëm një kuvend, jo dy”, Alibeaj: PD-ja nuk do të përçahet

16 Nëntor 2021, 15:19 Nga DOSJA
“Ka vetëm një kuvend, jo dy”, Alibeaj: PD-ja nuk do

TIRANË – Deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj mbrojti vendimin e kryedemokratit Lulzim Basha për mbajtjen e Kuvendit Kombëtar në 18 dhjetor. Në intervistën e dhënë për emisionin “Top Talk” në “Top Channel”, ai arsyetoi se ky Kuvend është legjitim pasi thirren delegatët e votuar prej kohësh të Partisë Demokratike.

Më tej, Alibeaj e konsideroi Sali Berishën, i cili ka sfiduar Bashën me një tjetër Kuvend në 11 dhjetor, si “ADN, vlerë ekzistenciale të PD-së”, por konsideroi se problemi kryesor i demokratëve është rrëzimi i Edi Ramës, prandaj nevojitet mbështetja e SHBA-së dhe partnerëve strategjikë.

“U prit që ajo kërkesë të finalizohej, të protokollohej dhe të vendoste mbledhja e Kryesisë. U mbyll në kasafortë. Jo, nuk ka ju dhe ne. JMund të ketë një numër delegatësh, nuk e dimë se sa janë, duhej të verifikoheshin, si dhe një, dy apo pesë. Mund të jenë 1800, apriori. Përderisa kanë një dëshirë të delegatëve, po avancojmë. Kryesia e mori dhe e finalizoi.

Në Kuvend ju e dini diskutohet gjithçka, jo më kot quhet kuvend. Mund t’ju ketë shpëtuar, dje në mbledhjen e kryesisë ku u diskutuan të gjitha variantet, u diskutua projektaxhendë që nisi gjatë fushatës dhe nuk u konkludua. U vendos të bashkoheshin në një axhendë të tërën në 18 dhjetor, por u refuzua. E rëndësishme është që në Kuvendin e 18, çdo delegat të diskutojë për të gjitha shqetësime politike që ka.

Premisa juaj që ngrini pyetjen, e gabuar. Ka një kuvend, jo dy. Ne fatkeqësisht nuk e dimë se çfarë ka në kasafortë. Unë po them këtë gjë, kërkesa jonë për të verifikuar është premisa e kësaj që thatë ju, është pikë e statutit. Ja ku më ktheve te procedura. E rëndësishme për të saktësuar, ka një palë delegatësh, janë të zgjedhur prej kohësh, sepse e dinë që janë kryetarë seksionesh e grupseksionesh. Do të thotë se premisa, është 18. Atë nuk e dimë. Mund të jetë një tubim njerëzish. Duhet veprime që kanë moment juridik brenda. Një tubim, një kuvend me moment juridik që dallon nga një miting. E thirrur sipas procedurës. Nga momenti i thirrjes së Kuvendit mblidhet pas një muaji.

Nuk ka një premisë për përçarje të tillë, për një arsye. E pranoj që ka një lloj turbillimi pas një ngjarjeje. Në 25 prill qe një masakër elektorale, ku kërkesa për nevojë për ndryshim ndodhi, por për shkak të operacioni politik, elektoral.Ka një shqetësim te demokratët që qe Berisha “non grata” është vlerë staturore e ekzistencës, ADN-së së PD-së. Ne kemi më shumë se çdo parti tjetër.

Nuk është problemi mbajtja e marrëdhënieve të mira, por e kemi në statut vlerën ekzistenciale. E di kush është nevojë më e madhe e demokratëvë, një orë e më parë rrëzimi i regjimit. Ishim bashkë, por në kë të luftë kundër regjimit edhe për të pasur mbështetjen e aleatëve tanë strategjik.

SHBA-ja mbështet Bashën – Nuk është kjo mënyra për të imagjinuar mënyrën e ardhjes në pushtet. Rrëzimi e regjimit të vendosur në këtë vend do ta sjellin shqiptarët bazuar te Partia Demokratike, e cila nuk ka përdorur asnjëherë, është e vetmja shpresë për të rrëzuar këtë regjim. Në këtë luftë kundër regjimit, nuk është luftë elektorale. Shteti bëri luftë elektorale me para dhe pushtet.

Nga partnerët ndërkombëtarë kërkohet ndëshkueshmëria dhe Numrat tanë në parlamentë janë ata që janë, por duhet të gjejmë mbështetjen e partnerëve tanë në politik”, u shpreh Alibeaj.

(d.v/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike kuvendi i pd sali berisha non grata shba zgjedhjet e 25 prilit kuvendi i pd sali berisha non grata shba zgjedhjet e 25 prilit

Sondazh

Poll