Politike

VD-Basha-Ballës: Do të digjeni vetë në flakën që keni ndezur!S’pyesni për Kushtetutë

16 Nëntor 2021, 10:01 Nga DOSJA
VD-Basha-Ballës: Do të digjeni vetë në flakën që

TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha ka akuzuar maxhorancën se kanë shkelur Kushtetutën dhe rregulloren e Kuvendit. Nga foltorja e Kuvendit, Basha tha se Partia Socialiste ka dhunuar edhe ndryshimet e njëanshme antikushtetuese që kanë bërë më 30 korrik. Basha iu drejtua dhe kryetares së Parlamentit, Lindita Nikolla të cilës i tha të mbante mirë kohën, pasi Taulant Balla e kishte kaluar të tijën me 20 sekonda. 


“Ky kaloi 20 sekonda meqë do të mbash kohën, mbaje kohën. Tani të kalojmë tek thelbi sepse nuk na heq dot nga thelbi. Kjo është me të vërtetë kushtetuta e republikës së Shqipërisë, por gjithçka tjetër këtu është jo vetëm pa lidhje me këtë kushtetutë por është antikushtetuese. Dhe ne nuk jemi këtu si garnitura e një skote antikushtetuese të ardhur me parat e krimit, me bandat me blerjen e votës me shpërdorimin e parave të tërmetit me keqpërdorimin e fatkeqësisë me shkatërrimin e fshehtësisë dhe lirisë së votës dhe këto janë citime të raportit të OSBE-ODHIR. Ne kemi ardhur këto të bëjmë gjithçka për ta çliruar Shqipërinë nga kjo skotë. Me gjithë respektin që kam për ato të paktë mes jush që nuk kanë lidhje me masakrën zgjedhore të 25 Prillit. Kështu që kur e merr kete në dorë kujdes, sepse të pakëta janë faqet ku nuk janë shkruar rregulla që i keni dhunuar me vetëdije. Keni dhunuar edhe ndryshimet e njëanshme antikushtetuese që këni bërë me 30 korrik. Vetëm për ta mbajtur pushtetin me dhunë me 25 Prill. Këtu është edhe parashikimi kushtetues që keni shkelur jo më pak se 2 javë më para kur ndaluat komisionin hetimor Beçheti. Ndonëse keni 3 vendime të gjykatës kushtetuese. Ju nuk pyesni për kushtetutë, ju nuk pyesni për gjykatë kushtetuese, ju nuk pyesni për ligj, ju s’pyesni për njerzillëk, ju s’pyesni për njerëzit, ju s’pyesni për hallet e tyre. Ju keni vetëm hallin tuaj dhe për hallin tuaj jeni gati ti veni flakët këtij parlamenti dhe Shqipërisë. Nuk do ua lejojmë dhe do të digjeni vetë në flakën që keni ndezur,”- tha Basha.

LAJM KRYESOR:LIVE- Kuvend ‘i nxehtë’! Salianji përplaset me Braçen, Basha: Këtu ka kriminelë

(F.m/doska.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike lulzim basha seance plenare 16 nentor 2020 lulzim basha seance plenare 16 nentor 2020

Sondazh

Poll