Politike

Flutura Açka: Nuk punokan llomatinat e kësaj ane….fyerjet e Ramës i çoj në Kuvend

16 Nëntor 2021, 10:19 Nga DOSJA
Flutura Açka: Nuk punokan llomatinat e kësaj ane….fyerjet e

TIRANË– Deputetja e Partisë Demokratike Flutura Açka deklaroi në Kuvend se ka depozituar një ankesë pas sjelljes dhe ofendimeve të kryeministrit Edi Rama të bërë një ditë më parë. Nga vendi i saj në sallë, Açka tha se sjellja e Ramës nuk ka qenë aspak korrekte.

“E kërkova dhe dje fjalën, por duke qenë se llomatinat në këtë anë nuk punojnë, po e marr fjalën sot. Fjalët që përdori kryeministri Rama nuk janë aspak korrekte dhe unë do ta depozitoj në Kuvend. Ju mund të doni të përuleni para kryeministrit tuaj por ne nuk e kemi për detyrë. është e turpshme. Të merren masa për fyerjet e kryeministrit. Ju ndiheni të zgërlaqur, por ne jo,”- tha Açka. 

LAJM KRYESOR:LIVE- Kuvend ‘i nxehtë’! Salianji përplaset me Braçen, Basha: Këtu ka kriminelë

(F.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike flutura acka seance plenare 16 nentor 2021 flutura acka seance plenare 16 nentor 2021

Sondazh

Poll