Aktualitet

Vrau një person në gusht të 1997-ës, ekstradohet nga Athina, Mentor Hasani

17 Qershor 2019, 08:43 Nga DOSJA
Vrau një person në gusht të 1997-ës, ekstradohet nga Athina,

TIRANË- Është ekstraduar për llogari të drejtësisë shqiptare, 43-vjeçari nga Dibra, Mentor Hasani. Hasani, ishte dënuar nga gjykata e Dibrës me 17 vite burg për një vrasje të kryer në vitin 1997, kohë kur në fshatin Lishan i Epërm, Hasani ka ekzekutuar me armë zjarri një person me inicialet S.C, i cili po kthehej për në banesë. Hasani, ishte arratisur prej vitesh në Greqi, ndërsa policia e Shtetit publikoi emrin e tij në muajin nëntor 2018, të skeduar si një nga personat më të kërkuar të qarkut Dibër.

Njoftimi i plotë:

Interpol Tirana

Nga Specialistët e Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Athina drejt vendit tonë, i shtetasit shqiptar Mentor Hasani, 43 vjeç, banues në Dibër.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata Rrethit Gjyqësor Dibër, me vendimin nr. 17 datë 31.03.1998, e ka dënuar me 17 vjet burg për veprat penale: “Vrasja me dashje” dhe “Mbajtja pa leje të armëve luftarake” parashikuar nga nenet 76 dhe 278/2 të Kodit Penal.

Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur:

Me datë 28.08.1997, në fshatin Lishan i Epërm, të komunës Luzni, Dibër, shtetasi Mentor Hasani ka vrarë me armë zjarri shtetasin S. C., i cili po kthehej në banesën e tij.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Athinë, u bë i mundur arrestimi i tij në Greqi dhe ekstradimi drejt vendit tonë.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet ekstradohet ne shqiperi mentor hasani vrasjet e 1997 ekstradohet ne shqiperi mentor hasani vrasjet e 1997

Sondazh

Poll

Aktualitet 17 Qershor 2019, 07:58

Ndahet nga jeta ish-zyrtari i Lartë i SHISH

TIRANË- Është ndarë dje nga jeta, ish-Drejtori i Drejtorisë së Shërbimit Informativ Shqiptar, Agron Ismaili. Ai njihej ndryshe si numri 5 në krye të S...