Politike

Pjesë e ‘Foltores’,Garo:Vjehrra ime nuk ishte dakort,familja më tha ‘bravo të qoftë’

16 Nëntor 2021, 08:29 Nga DOSJA

TIRANË– Bashkimi me ‘Foltoren’ e ish-kryeministrit Sali Berisha nuk është pritur mirë nga vjehrra e Floriana Garos. Tashmë drejtoreshë e Komunikimit e ‘Foltores’, Garo ka treguar se vjehrra e saj Lumturi Ratkoceri ka mendime të tjera mirëpo këto nuk e kanë lejuar që ta imponojnë në mendimet dhe veprimet e saj. Garo tha më tej gjatë emisionit ‘Rreze dite’ se prindërit e saj e kanë përgëzuar për këtë veprim dhe e kanë admiruar për guximin.

“Vjehrra ime nuk ka qenë dakord. Ajo ka mendime të tjera. Gjithsecili ka mendimin e tij, për sa kohë unë nuk i lejoj të më imponojnë mendimet. Me vjehrrën kemi vendosur mos të diskutojmë për politikë. Im shoq më mbështet. Prindërit e mi më kanë thënë se të admirojmë për guximin, ata më thanë ” bravo të qoftë”, është shprehur Floriana Garo.

Ish-kryeministri Sali Berisha njoftoi zyrtarisht bashkimin e Floriana Garos e cila ka qenë edhe zëdhënëse e Partisë Demokratike gjatë fushatës elektrorale të zgjedhjeve të 25 prillit. Në konferencën për mediat nga hotel “Rogner”, Berisha tha se Garo tashmë do të jetë drejtoreshë e Komunikimit në iniciativën e tij, duke zbuluar dhe postin e ri të ish-moderatores.

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike floriana garo foltorja per pd floriana garo foltorja per pd

Sondazh

Poll