Politike

“Kur do ndahemi nga kjo histori?!”, Peleshi: S’e them me mburrje që jam politikan

15 Nëntor 2021, 17:26 Nga DOSJA
“Kur do ndahemi nga kjo histori?!”, Peleshi: S’e them me

TIRANË – Ofendimet mes mazhorancës dhe opozitës gjatë seancës së sotme plenare tërhoqën dhe vëmendjen e Ministrit të Mbrojtjes Niko Peleshi.

Në fjalën e tij, ai kërkoi që klasa politike të largohet nga gjuha konfliktuale dhe ofenduese, sepse kjo mënyrë komunikimi nuk i nderon aspak ata si politikanë dhe ligjbërës.

“Ajo që na lë shije të keqe është që debati politik bëhet sikur ne të jemi jo ligjbërës por ligjzbatues. Deri në vitin 2013 kishte njëfarë justifikimi gjuha e ashpër sepse e pranonim të gjithë bashkë që kishim një drejtësi të paformuar. Për këtë arsye iu futëm punës së bashku për ta reformuar sistemin. Një pjesë e madhe ka dalë jashtë sistemin për shkak të vettingut. Kur do ndahemi ne si klasë nga kjo histori? Kur do bëjmë politikë për politika dhe jo akuza dhe kundër akuza?! Kur do ta ndalojmë që ne të na vijë turp kur themi që jam politikan?! Unë nuk e them dot me mburrje që jam politikan. Harrojmë që biem të gjithë në këtë peng. Nuk mund të pretendojmë që në krahun e majtë janë djajtë dhe në të djathtën engjëj. Jemi shqiptarë, klasa politike shqiptare. Na takon që nga një legjislaturë te tjera të bëjmë hapa përpara. Disa hapa ju mund ti bëni më mirë se ne, por për këtë duhet të bindni popullin. Kur ju nuk merrni votat nga populli thoni e ka gabim”, u shpreh ministri socialist Niko Peleshi.

LAJMI KRYESOR:Projektbuxheti i 2022/ Mbyllet seanca e parë, debate dhe tensione mes palëve

(d.v/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike niko peleshi seance plenare 15 nentor 2021 niko peleshi seance plenare 15 nentor 2021

Sondazh

Poll