Politike

Taksë për ndriçimin në fshat, Sula ironizon qeverinë: Po, do paguajnë se kanë hënën 

15 Nëntor 2021, 19:27 Nga DOSJA
Taksë për ndriçimin në fshat, Sula ironizon qeverinë:

TIRANË – Deputeti demokrat Dashnor Sula mbajti qëndrim të ashpër ndaj qeverisë në lidhje me projektbuxhetin e propozuar për vitin e ardhshëm. Në seancën e sotme plenare, Sula kritikoi qeverinë për lënien pas dore të vendlindjes së tij Peqinit.

Për sa i përket borxheve të mëdha që po merr qeveria, deputeti Sula e krahasoi situatën me një batutë të ish-diktatorit jugosllav Josi Broz Tito. Sula ironizoi taksën e ndriçimit për banorët e zonave rurale duke thënë se “qeveria po taksën ndriçimin e hënës”.

“Kjo situata e borxheve më kujton një gojëdhënë me gjyshërit. Ne i pyesnim se si do përfundojë Shqipëria. Na thanë se Shqipëria do përfundojë si Jugosllavia me Titon. Titon e pyetën: ‘Si do i lajmë borxhet që po marrim?!’. Titua tha: ‘Sigurisht, merita ime është që i marr këto borxhe. Por borxhet i lajnë brezat e ardhshëm’. Edhe te ne borxhet i merr Edi Rama dhe do t’i lajmë ne me fëmijët tanë.

Taskë ndriçimi në fshat. A j eni mirë? Të paguash taksë për ndriçimin në fshat. Po, do paguajnë fshatarët se kanë hënën për ndriçim kur shkojnë te lopa…

Bashkia e Peqinit ka 5 muaj që nuk merr rroga. E thoni ju më mirë arsyen, të mos e them unë”, u shpreh deputeti i PD-së Dashnor Sula.

LAJMI KRYESOR: Projektbuxheti i 2022/ Mbyllet seanca e parë, debate dhe tensione mes palëve

(d.v/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike dashnor sula projektbuxheti i vitit 2022 dashnor sula projektbuxheti i vitit 2022

Sondazh

Poll