Politike

“Le të shkatërrohet PD-ja”/ Grida Duma sqaron deklaratën: Spekulim!

15 Nëntor 2021, 20:48 Nga DOSJA
“Le të shkatërrohet PD-ja”/ Grida Duma sqaron

TIRANË- Nënkryetarja e Partisë Demokratike Grida Duma është shprehur se PD duhet të kthehet në parti gare. Pas përfundimit të mbledhjes së kryesisë së PD-së, Duma tha se nëse nuk arrijnë që të kthejnë PD-në në parti gare nuk meritojnë që të jenë në ato pozicione që janë. Deklaratën që doli në media, se kishte thënë që të shkatërrohet PD-ja, ajo e ka quajtur atë spekullim

“Sot ka pasur një debat politik, unë e thashë qartasi që shprehin mendimin e tyre. Data 18 është data që përballë situatën dhe vijon me ngjarjen si vijim politik. Sa i përket asaj që janë spekulime, është e qartë se çfarë kam thënë në fjalën time. Kam thënë një gjë të thjeshtë, Kjo parti duhet të kthehet në një parti gare, duhet të kthejë meritoracinë, datën 18 duhet ta përdorë për një ndjesë. Nuk duhet që të ketë më të emëruar dhe jo të përkëdhelur. Unë këtë e thashë në sensin më normal të fjalës. Ne kemi marrë nga PD dhe duhet të dimë të japim tek PD, do të thotë ta duash si parti gare. E nëse nuk mund të jetë e tillë, ne nuk meritojmë që të jemi aty,” tha Duma.

LAJMI KRYESOR: Basha thërret Kuvendin: Më 18 dhjetor! Berisha po na bën atë që Vuçiç i bën Kosovës

(I.A/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike grida duma kryesia e pd 15 nentor 2021 grida duma kryesia e pd 15 nentor 2021

Sondazh

Poll